Kryemadhi takon ambasadoren e Kroacisë: Integrimi Europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike

Kryemadhi takon ambasadoren e Kroacisë: Integrimi Europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike

" Integrimi Europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike", ky ka qenë mesazhi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një takimi në seli me ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga.

Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të zonjës Juraga në Tiranë. Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku axhenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike”, u shpreh Kryemadhi.

Kujtojmë se ndryshe nga PD, LSI është treguar e gatshme që të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Po ashtu nuk kanë përjashtuar edhe negociata të mundshme me PS për të zgjidhur krizën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?