Kryemadhi uron Kosovën dhe jep 'zgjidhje' për në Shqipëri: Qeveri tranzitore për zgjedhje të lira e të ndershme

"Opozita e bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri tranzitore, që iu garanton shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme dhe jo më vazhdimin e lidhjes së politikës me bandat dhe krimin” kjo ka qenë deklarata e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në një delje për mediat, teksa ka uruar për zhvillimin e zgjedhjeve të gjithë subjektet politike në Kosovë.

Sipas Kryemadhit Kosova është një shembull ku në zgjedhje nuk fitojnë partitë por qytetarët dhe vendimi i tyre. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ndër të tjera tha se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Kosovë spikati kultura e lartë demokratike.

Po ashtu Kryemadhi shtoi se  Shqipëria duhet të plotësojë kushtin e Bundestagut gjerman për zgjedhje të lira e të ndershme.

Deklarata e plotë: 
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe si kryetare e saj, do dëshiroja të uroja të gjithë klasën politike të Kosovës, por mbi të gjitha qytetarët kosovarë të cilët treguan një maturi në zgjedhjet e djeshme.

Zgjedhjet e djeshme në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë.

Ai ishte një proces zgjedhor shembullor, ku spikati kultura e lartë demokratike, një ballafaqim i mirëfilltë i alternativave, i ideve dhe i ideve për qeverisjen e së ardhmes të Kosovës të denja për një demokraci të konsoliduar europiane.

Ky standard i lartë i zgjedhjeve, jam e bindur që do të ndikojë drejtpërdrejtë në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës.

Vlera e këtij procesi zgjedhor rritet akoma më shumë po të krahasosh cilësinë e tij, me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri ku pamë shfaqjet më të ulëta të trafikimit të votës, me paratë e drogës e të krimit, vjedhjen e pasurisë publike, implementimin dhe shfrytëzimin e  administratës publike, Policisë së Shtetit në favor të mazhorancës për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

I uroj përzemërsisht vëllezërit tanë të Kosovës për përgjegjshmërinë dhe maturinë politike në këtë proces zgjedhor, i cili në perceptimin tim nuk ka fitues dhe humbës por ka një kontribut të gjithsecilit për të fitoren e Kosovës!

Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë, konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtejshëm në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë dhe procesin që jam e bindur që të bëhet me të njëjtën maturi dhe kulturë politike që shoqëroi zgjedhjet e djeshme.

Është shumë e qartë që para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, ashtu sic edhe u përcaktua nga Bundestagu Gjerman, sfida e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku nuk fitojnë partitë politike por fiton sovrani, fitojnë qytetarët.

Mazhoranca duhet t’i japi fund estradës dhe lojërave politike dhe duhet të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë partnerët tanë ndërkombëmtarë, SHBA, BE, Gjermania dhe të gjithë partnerët europianë, nuk mund të gënjehen më me këto lojëra por presin që të vendosim në vendin e duhur themelet e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Opozita e Bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për reformën zgjedhore dhe realizimin e zgjedhjeve të reja. Të cilat konsistojnë direkt në zgjedhje të lira dhe të ndërshme me një qeveri tranzitore që u garanton shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo më, vazhdimin e lidhjes së politikës me  krimin e organizuar dhe bandat kriminale.

Tashmë kjo është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të realizuar gjithësecili përgjegjësitë para Shqiptarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 07/10/2019 17:39

    Nuk mbeti Kosova ta urish ti moj shake e keqe.

    Përgjigju
  • tani: 07/10/2019 16:21

    Gjithecka eshte e veshtire me kte opozite mashtruese,manipuluese,destruktive e kriminale krejtesisht e paafte per gjithecka e cdo gje qe me veprimet e tyre vetem I sjellin deme shqiperis.Pa largimin e kesaj opozite nga skena politike zor se Shqiperia do perparoj.Edhe ne do jemi te kenaqur se nuk do merremi e te diskutojme me me Mirel,Arben apo "intelektuali" pjeLle e drejtues I partis opozitare destructive PD

    Përgjigju
  • Robi: 07/10/2019 15:23

    Doli Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë përsëri, apo kujton se u bë deti kos. Leshilikes ka vdekur o plako me 30qershor, akoma se ke marë vesh, leshimonikes nuk vjen me ne pushtet a Nafija e Xha Brahos, cizmja do të dalë për hundesh moj sharebajge, ky popull të ka dënuar përjetë të mos vish me ne pushtet se na ke neveritur ekranin.

    Përgjigju
  • Mona: 07/10/2019 14:55

    Si nuk keni nje fije turp e te mbyllni gojen,ju kryehajdute e bandite,ju te babezitur keni kurajon te hapni gojen tuaj te qelbur qe e shkatrruat kete vend ne cdo qelize.

    Përgjigju
  • Botox: 07/10/2019 14:45

    Zonja BOTOX boll se na cave mender ate qe nuk thuhet,hap krahun per te rinj te paperlyer ne llumin tuaj.

    Përgjigju
  • Albani: 07/10/2019 14:43

    Nuk ndjen nje fije detyrim moral kjo bunderr femer e te zhduket nga jetet tona,boll me 30 vjet e keni qelbur fare ne cdo drejtim ti dhe Presidenti i leshit qe eshte kthyer ne njeriun me qesharak te mbytur ne ligesine e tij.

    Përgjigju
  • Doni: 07/10/2019 14:30

    Turp i madh te mbeten fatet e vendit ne doren e ketyre pacavureve si Monika e Ilir Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik