
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar presidenten më të re të Kosovës, Vjosa Osmanin. Kryemadhi shkruan se mezi pret të shohë Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar si dhe të punojnë për marrëdhënie të shkëlqyera mes 2 vendeve.
"Urimet më të mira Presidentes Vjosa Osmani! Urime popullit të Kosovës! Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian", shkruan Kryemadhi.
Lajmi kryesor:
Politika shqiptare uron Osmanin, Meta: Do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjësi qytetarëve! Basha: Bashkë për të gjitha sfidat e në dobi të dy vendeve










