Politika shqiptare uron Osmanin, Meta: Do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjësi qytetarëve! Basha: Bashkë për të gjitha sfidat e në dobi të dy vendeve

Politika shqiptare uron Osmanin, Meta: Do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjësi qytetarëve! Basha: Bashkë për të gjitha sfidat e në dobi të dy vendeve

Vjosa Osmani dhe Ilir Meta

Politika shqiptare ka uruar Vjosa Osmanin e cila është zgjedhur presidente e Kosovës. Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në “Facebook”, thekson se Osmani do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetin mes të gjithë qytetarëve dhe do të çojë më tej bashkëpunimin ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve.

“Urimet më të sinqerta Vjosa Osmanit me rastin e zgjedhjes në detyrën tepër të rëndësishme të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Jam i bindur se Presidentja Osmani, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do t’i shërbejë me përkushtim dhe përgjegjshmëri të lartë unitetit mes të gjithë qytetarëve, frymës së konsensusit, dialogut, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes dy vendeve tona.
Si President i Republikës së Shqipërisë shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të ngushtë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore, në interes të qytetarëve tanë dhe përshpejtimit të proceseve të integrimit në Bashkimin Europian, të Shqipërisë dhe të Kosovës”, shkruan Meta.

Kujtojmë se Vjosa Osmani arriti të sigurojë 71 vota duke u zgjedhur kështu Presidente e Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Varhelyi uron Vjosa Osmanin: Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor

1617564890_vjosaaa1.JPG

Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi ka uruar Vjosa Osmanin e cila u zgjodh Presidente e Kosovës.

Në reagmin e tij Varhelyi shkruan se BE pret të punojë me Presidentin, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën Evropiane dhe reformat e lidhura me BE.

“Urime Presidentes Vjosa Osmani. Bashkimi Europian, pret të punojë me Presidentin, qeverinë e re dhe parlamentin për të çuar përpara agjendën Evropiane dhe reformat e lidhura me BE, në interes të njerëzve të Kosovës. Vazhdimi i dialogut me Beogradin është thelbësor”, shkruan Komisioni Varhelyi.

Ora 20:37
Kryemadhi uron Vjosa Osmanin: Mezi pres të shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar

1617561532_16926853037042240896903063764846124971256606n.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar presidenten më të re të Kosovës, Vjosa Osmanin. Kryemadhi shkruan se mezi pret të shohë Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar si dhe të punojnë për marrëdhënie të shkëlqyera mes 2 vendeve.

"Urimet më të mira Presidentes Vjosa Osmani! Urime popullit të Kosovës! Pres me padurim ta shoh Kosovën të përparojë në integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar dhe le të punojmë sëbashku për marrëdhënie sa më të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rritjen e mirëqenies dhe realizimit të sfidës së integrimit europian", shkruan Kryemadhi.

Ora 20:30
Basha uron Vjosa Osmanin: Bashkë për të gjitha sfidat e në dobi të mirëqenies së qytetareve të dy vendeve! PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës

1617561178_56c7f1ff7d114198b6c01b1059e4bc7b.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar Presidenten e Re të Kosovës, Vjosa Osmanin ku shkruan se zgjedhja e saj do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës, për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara.

"Urimet më të përzemërta Vjosa Osmanit për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Jam i bindur se presidentja Osmani do të mundësojë unifikimin e faktorit politik të Kosovës për të adresuar drejt sfidat që vendi ka përpara, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial, antarësimin e Kosovëes në institucionet ndërkombëtare, arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë dhe progresin drejt integrimit euroatlantik.

Si përherë, sot dhe nesër në qeverisje të vendit, PD dhe unë qëndrojmë në krah të Kosovës, në mbështetje të qytetarëve dhe institucioneve të saj, për ti përballuar së bashku të gjitha sfidat e për të forcuar bashkëpunimin mes nesh në dobi të zhvillimit dhe mirëqënies së qytetarëve tanë. Punë të mbarë Presidente Osmani", shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nikita: 04/04/2021 21:41

    Kur parlamenti i Shqiperise sulmohej me bomba molotov Like floriri tha ne medja qe keta persona vine nga Kosova dhe tani uron plerat Osmani dhe Kurti qe erdhen ne pushtet me bomba molotov....

    Përgjigju
  • Kryelopa: 04/04/2021 20:49

    Ja hodhe mona tani qe u be vjosa presidente, kur te merrni arratine ti dhe likja nga spak-u, do t'ju coi vjosa te orbani ne hungari,ashtu sic coi likja mik gruewskin te xhaxhi orban. O u fshifte mortja te dyjave baxhella jeni,shiteni e bliheni nga partickat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore