Kryemadhi-Ramës: Ke frikë nga vota e lirë e shqiptarëve, do të jesh koleg qelie me bashkëpunëtorët e tu

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Rama ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve, duke iu referuar votimit të Kuvendit me 97 vota pro për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Përmes një deklarate zyrtare, Kryemadhi e paralajmëroi Ramën se sipas saj do të përfundojë në burg.

Më tej ajo shprehet se 6 muajt e fundi përpara zgjedhjes, nuk i mjaftojnë Ramës për të mbyllur siç i quan ajo 'bilancet e SHPK të Lindës dhe shokëve të tij'.

Deklarata e plotë:

Frikacaku tregoi dhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, ka frikë nga verdikti i popullit të tij, frikacaku tregoi dhe njëherë që ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve.

Ai jo vetëm sot nuk hapi listat për qytetarët shqiptarë, por përkundrazi i bunkerizoi ato për të larguar njëherë e përgjithmonë dhe për të distancuar Shqipërinë nga integrimi europian dhe sidomos shqiptarët nga Europa.

Ai tregoi dhe njëherë frikën e tij që ka nga partnerët serioz europian, të cilët ndjekin hap pas hapi dhe ndjekin lëvizjet e tij kriminale kur jo më larg se disa ditë më parë u dekonspirua drejtori i tij i OFL-së, i cili ndante informacionet e partnerëve ndërkombëtarë me bandat dhe krimin e organizuar.

Në fakt llumi në të cilën e ka zhytur sot shtetin, prokurorinë, policinë dhe çdo instrument me të cilët paguhet me taksat e taksapaguesve shqiptarë. Rilindja ngatërron llucën me Lucën, por nuk është as pastrim i barkut të peshkut dhe as mbushje e barkut apo dhe kokës së peshkut, këtë duhet ta kuptojë Rilindja sepse tashmë këtë e dinë që të gjithë, sot Edi Rama tregoi dhe njëherë që ka frikë dhe nuk mund të ndahet dot nga bandat dhe krimi i organizuar. Edi Rama është armiku i qytetarëve të cilët humbën shtëpitë e tyre në tërmetin e 26 nëntorit dhe kanë për strehë sot rrënojat e këtij tërmeti.

Edi Rama sot është armik i naftëtarëve të Ballshit që djersa dhe paga e tyre janë në xhepat e familjarëve të tij, ku kontratat e off-shorëve, të kompanive fantazmë ja përplasin në fytyrë, për të kërcënuar dhe për të marrë gjëra që janë në të keq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Edi Rama sot është armik i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë të cilët për disa muajve jo vetëm që nuk paguhen, por as nuk mbrohen për infeksionet më të vogla, jo më për të pasur mbrojtjen nga pandemia, në të cilën e kemi të pllakosur në Shqipëri, edhe ekonomike, edhe politike, por përkundrazi ai paratë e tyre ai i kalon menjëherë me vendime sekrete në xhepat e oligarkëve. Edi Rama është armik i arsimit dhe i mësuesve të cilët në kushte mizerabël sot mundohen të edukojnë fëmijët e shqiptarëve. Është armiku i të rinjve shqiptarë, i nxënësve i studentëve që paratë e tyre, taksat e prindërve të tyre i ka marrë dhe i ka kthyer në xhepat e tij për të favorizuar SHPK e radhës. Nuk ka faj që flet broçkulla sepse i është prishur qetësia, 6 muaj nuk i mjaftojnë tashmë që të pastrojë pisllëqet e 8 viteve, as të mbyll hesapet me banditët dhe bandat e tij. Madje nuk i dalin që të mbylli as bilancet e SHPK të Lindës dhe shokëve të tij, janë 6 muajt e fundit të cilat kufomës politike do t’i sillen vërdallë e do t’i dalin në ëndërr mëngjes, drekë, darkë. Sot bënin të fortin nëpër televizione por natën sjell emisarët e tij për të shpëtuar kokën mbas 25 prillit. Më kot lodhesh era e qelbur e kufomës politike që të rrethon ty dhe shpurës tënde nuk mund ta mbulojnë dot as parfumet më të shtrenjta të rilindjes brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ti zotëri e ke vendin aty tek bashkëpunëtoret e tu, aty ku i ke çuar ti bashkëpunëtoret më të afërt, dhe siç ndodh rëndom do të jesh kolegu i qelisë së tyre.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqipo: 05/10/2020 21:01

    Mona me Ramen ne nje qeli: uaaaaa gjeniale!!!

    Përgjigju
  • Lavire Monik: 05/10/2020 20:04

    Jam zonje e pare edhe pse jam baxhell

    Përgjigju
  • JamKushJam: 05/10/2020 17:30

    Ate qe ke ne mendje, e shef dhe tek te tjeret znj. Cizmona !!!! te ka hy Frika ty ene opozites!!!

    Përgjigju
    • O tej: 05/10/2020 18:22

      Cfar i ja hy Mones bre burre?

  • Ver Llapa: 05/10/2020 16:49

    Monen e pres une ke 21 ti fut nje furce te mire

    Përgjigju
  • Kacidhe: 05/10/2020 16:48

    LSI lesh e dhi ne te

    Përgjigju
  • Koli: 05/10/2020 16:37

    Oj buce, oj fytyre mut, qe I shperndaje leket me thase per te blere votat

    Përgjigju
  • Taulant: 05/10/2020 16:15

    P... e mizes kur ben moral dhe te tregon burgun Monika.

    Përgjigju
  • DO KARTE ME MUZIK: 05/10/2020 16:08

    MONIKA BURGU TË PRET TY DHE KARAGJOZIN TËND LIKE FLORIRIN ME BLLOK NËDOR. PRANDAJ LIKJA ËSHTË TËRBUAR SE E DI KU E KA VËNDIN. PRANDAJ MONA MOS NGATRO LLAÇIN ME SUTJAÇIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë