Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist vlerësoi punën e forcës që drejton në aspektin e modernizimit të shteti shqiptar dhe përparimin e procesit të anëtarësimit në BE. Rama ironizoi opozitën teksa u shpreh se sikur ata të jenë në pushtet në vend të PS, është njësoj sikur në vend të kombëtares shqiptare yë luajë U13 kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.
'Kryeministra të BE më kanë thënë ‘Uau’, Shqipëria vërtet po na surprizon, kjo është një arsye shumë domethënëse të inkurajomë për mundësitë që kemi. 777 prezantime kanë pasur të bëjmë me ku jemi, tjetër koordinimi se çfarë duhet të bëjmë. Plani i veprimit duhet të shtrihet në 3 drejtime për të gjithë. Mirëqeverisja nuk është thjesht çështje e qeverisë, është mirëqeverisja e gjyqësore, që këshillat e Prokurorisë dhe të KLGJ që janë qeveria e gjyqësori të mirëqeverisin gjyqësorin,. Sa jemi të sigurtë që këto këshilla mund ta disponojnë të gjithë kapacitetin dhe sa mund të lihet kjo vetëm në thjesht çfarë mund të bëjmë në ato këshilla, në rast se Kuvendi nuk ka një sy, syrin e sovranit. Por ka dhe mirëqeverisje e Avokatit të Popullit etj.
Në të gjitha masat po ti lexoni në detaje ka një rekomandim që është horizontal që shkon nga Gjyqësori tek mjedisi është antikorrupsioni. Lufta kundër korrupsionit të modernizimi. Detyrat janë të ndara. Ndëshkimin e bën drejtësia. Parlamenti dhe qeveria nuk merren me ndëshkimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërore që ti lënë hapësirë korrupsionit.
Modernizmi është një proces që bëhet hap pas hapi që kërkon kompleksitet veprimesh dhe kushtesh por besimi ynë që jemi në mes të Europës dhe kemi BE që e ka të gjithë dijen e nevojshme ta transferojë tek vendet që duan të bëhen anëtar të vetë. Ka raste të vendeve që kanë dalë nga diktatura të ngjashme me tonat. Kanë aspiruar demokraci kemi vajtur bashkë ushtarët amerikanë dhe i kemi premtuar afganëve demokraci dhe prosperitet. Ku është Afganistani sot? Nuk kanë BE-më pranë, një burim aq të thellë njohjeje si funksionin shteti siç e ka BE dhe nuk ka proces integrimi. Ku do integrohej Afganistani me kë rreth e rrotull? Ne e kemi këtë bekim.
Për herë të parë, po bëhen reforma reale shtet formuese, jo privatizo këtu jo privatizo atje. I kanë bërë të tërë, në Amerikë Latine. Po ku i kanë standardet? Nuk i kanë. Sepse nuk kanë BE-në. Shqipëria e ka pasur Be afër prej 30 vitesh, por nuk ka pasur forcën e nevojshme për të qenë kundërpalë. Sot e ka, është forca këtu. Po të mbyllësh sytë, merrni këdo tjetër vëreni në këtë pozitë është njësoj si të çoje në Kampionatin Europian U 13 dhe të luante me Spanjën Italinë dhe Kroacinë. Po bëj krahasimin me U13, por janë si shpirt, të talentuar. Po futeni me Spanjën dhe është njësoj.'
Lajmi kryesor: