Kryeministri Albin Kurti kërkon opinionin e Komisionit të Venecias rreth kompetencave të Presidentit për mandatarin

Në Kosovë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dërguar kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias në lidhje me kompetencat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaci në shpërndarjen e Kuvendit dhe në kompetencat e tij për propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mos-besimit.

“Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venecias do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision” thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

“Duhet theksuar që është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre”.

Dje Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e Presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese e cila pas shqyrtimit të parë ka vendosur që të pezullojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit deri më 29 maj. Kjo do të thotë që sot nuk mund të mbahet seanca e thirrur nga LDK’ja për në ora 13:00

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meta: 03/05/2020 11:23

    Pse eshte I vetmi personalitete politik, qe nuk ka besim ne institucionet e se drejtes dhe ligjit shteterore ku qeverise vet!!Kjo habit dhe shqeteson,kur dihet se dy here ne kete kohe pandemie shkeli Kushtetuten dhe nuk merret asnje mase pergjegjesie.

    Përgjigju
  • Faisbe: 02/05/2020 16:30

    Ne mendimin dhe vlersimin e mbi 50% Albin Kurti nuk eshte i pagabueshmi kryeminister,por me i pasterti,me i sinqerti dhe me i besueshmi se paraardhesit e tij,se disa ishluftetare@komandante te uçk apo bisnesmene te vetquajtur atdhetar e te dashuruar tmerrsisht pas rublave,dollareve,eurove. Dhe si me i miri Kurti sebashku me znj Osmani duhet te bejne me te miren e mundeshme per Kosoven@kosovaret deri fund, qe mbase do tju kushtoj tani por do ti çel rrugen per nje mardhenie te re te Kosoves ne rrafshin nderkombetar.

    Përgjigju
  • Hajde me shumic: 02/05/2020 13:19

    Suxhuk Kosove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë