Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e presidentit Thaçi deri më 29 maj

Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e presidentit Thaçi deri më 29 maj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

KOSOVËGjykata Kushtetuese ka vendosur që të pezullojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit deri më 29 maj, i cili dje përmes një dekreti ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Sipas mediave kosovare, kjo është bërë pas kërkesës së 30 deputeteve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, që kanë kërkuar që fillimisht të pezullohet vendimi deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses.

Kjo do të thotë që nesër nuk mund të mbahet seanca e thirrur nga LDK’ja për në ora 13:00.

Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:

I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;

II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të
përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon përkohësisht dekretin, Thaçi: E respektoj plotësisht vendimin

1587377380_thaciii.jpeg

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila përkohësisht ka pezulluar vendimin e presidentit Hashim Thaçit, pas pak minutash ka reaguar vetë ai.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se do ta respektojë këtë vendim nga ana e tyre.

Ai ka shtuar se Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

"Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës", ka shkruar ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 02/05/2020 10:41

    Kur vendimin e Kushtetueses e perkrahin te gjitha strukturat dhe nivelet shteterore,Pse dy vendimit e Kushtetueses per Qeverine ne detyre, nuk perfillen nga vete qeveria ne detyre?! Deri kur kjo heshtje e pakuptimet?! Madje keshtu heshtin edhe disa analiste-falltore e e personalitete kompetente, nuk flasin drejte per kete rast?! Vertet habi!!!

    Përgjigju
  • karafili: 01/05/2020 19:30

    Ta ben mutin mu ne hunde o President. Bravo gjykata. Shpresojm qe dhe ne Shqiperi te funksionoj si duhet nje dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj