Kryeministri Berisha në hall
kërkon paqe me Bamir Topin

Kryeministri Berisha në hall <br />kërkon paqe me Bamir Topin
TIRANE - Kryetari i mazhorancës Sali Berisha pritet të ftojë në koalicion pikërisht atë që e ka cilësuar për vite me radhë kundërshtarin e tij politik, ish-presidentin Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD.

Në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të kryesisë së PD, kryeministri Berisha njëherësh dhe kryetar i kësaj partie, duke parë situatën shumë të vështirë ku ndodhet, kur kundërshtari i tij politik Rama ka mbledhur 43 parti në koalicion ka gëlltitur të gjitha akuzat ndaj Topit për “puçist” e “horr bulevardi” dhe u ka thënë anëtarëve të forumit që duhet të pushojnë këto ditë akuzat ndaj kreut të FRD Topi, pasi do dërgohet shumë shpejt një ftesë për koalicion parazgjedhor nëse ai pranon.

Mësohet që Berisha të ketë kërkuar në kryesi që “të reshtin deklaratat kundër Topit, pasi do dërgohet ftesë në drejtim të tij për aleance parazgjedhore që do të mbetet në dorën e tij të vendosë më pas nëse e pranon ose jo”. Të njëjtën gjë ka thënë dhe në lidhje me kreun e PBDNJ Vangjel Dule, duke kërkuar nga anetarët e kryesisë që të pushojnë akuzat në lidhje me anëtarin e ngrirë të KQZ, të propozuar nga PBDNJ.

Nëse në rastin e Dules anëtarët e kryesisë së PD s’kanë reaguar, në rastin e Topit janë dëgjuar pëshpërima, të shuara menjëherë nga Berisha me argumentin se “është shumë e nevojshme aleanca parazgjedhore me FRD nëse Topi pranon”. Ndërkohë Berisha dhe para mediave ka deklaruar se koalicioni i tij do jetë koalicioni i djathtë dhe i qendrës së djathtë.

"Kolicioni e Djathta e Bashkuar dhe qendra duhet të konkretizohet me përfshirjen në këtë koalicon të të gjitha forcave politike që e ndjejnë veten të orientimit të qendrës e të djathtës së bashkuar. Ne hapim dyert. Krahu tjetër rreshtoi në koalicion 4 parti komuniste me emra të ndryshëm.

Koalicioni tjetër u ekstremizua, shkoi tërësisht drejt ekstremit të majtë, që shqiptarët kanë në memorie më të hidhurin e vet. Ne duhet të përfshijmë të djathtën, qendrën e djathtë", tha Berisha. Në fund kryesia e PD vendosi që grupi negociator për formimin e koalicionit zgjedhor, do të kryesohet nga kryetari i PD, Berisha e do përbëhet nga Ridvan Bode e Oerd Bylykbashi.

ALEATËT E TJERË

Kreu i mazhorancës Berisha do të mbledhë në fillim të javës së ardhshme tryezën e koalicionit për të firmosur marrëveshjet me partitë aleate. Mësohet se deri më tani Berisha ka mundur të mbledhë 28 parti aleate, ku bashkë me PD bëhen 29 parti, që do bashkojnë forcat përballë koalicionit të madh të opozitës të drejtuar nga PS me 43 parti.

Ende mbetet në mëdyshje vendosmëria e kreut të LDK Nikollë Lesi për të “ndërruar” ambient e për të kaluar në koalicionin opozitar. Ndërsa aleatët traditcionalë PR, PLL, PBK, PBKD, PBLD s’kanë ndërmend të lëvizin nga koalicioni me Berishën, kreu i mazhorancës ka mundur të tërheqë në aleancë dhe PDK e Ndokës, por dhe LZHK e Shehit, deri më tani larg të gjitha koalicioneve parazgjedhore për 15 vite me radhë. Berisha me sa duket ka arritur akordin dhe me çamët e PDIU të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

PARTITË QË PRITET TË FIRMOSIN KOALICION ME BERISHËN

Partia Demokratike Sali Berisha
Aleanca Demokratike Arben Demeti
Aleanca Evropiane Ekologjike Saza Guri
Bashkimi Liberaldemokrat Arjan Starova
Partia Agrare Ambjentaliste Lufter Xhuveli
Partia Aleanca Popullore Fatjon Softa
Partia Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
Partia Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi
Partia Demokracia e Re Evropiane Koçi Tahiri
Partia Për drejtësi dhe Unitet Shpëtim Idrizi
Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re Fatmir Hoxha
Partia Konservatore Armando Ruço
Partia Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahia
Partia Demokristiane Nard Ndoka
Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Partia Republikane Shqiptare Datmir Mediu
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi
Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
Partia Forca Albania Iledin Pilati
Partia Lëvizja Shqipëria e Re Edmond Vlashaj
Partia Për mbrojtjen e të Drejtave të Puntorëve Kadri Isufi
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Shefqet Musaraj
Partia Aleanca Kombetar Krenar Tahiri
Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa
Partia “Emigracioni Shqiptar” Xhavit Zhuzhi
Partia e Prosperitetit Demokratik Yzeir Fetahu
Partia "Rruga e Vërtetë Shqiptare" Muharrem Doda

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot

Kthjellime në të gjithë territorin, si parashikohet moti sot