Kryeministri Berisha takon
Zëvendëskryeministren Edita Tahiri

Kryeministri Berisha takon <br />Zëvendëskryeministren Edita Tahiri
Kryeministri Berisha zhvilloi dje në mbrëmje, një takim me Zëvendëskryeministren e Kosovës dhe negociatoren e Republikës së Kosovës në Bruksel, zonjën Edita Tahiri.

Në këtë takim, zonja Tahiri informoi Kryeministrin Berisha për të gjithë ecurinë e bisedimeve me palën serbe dhe me njësinë e Brukselit, si dhe zhvillimet pas vendimit të heqjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri Berisha mbështeti plotësisht qëndrimet e qeverisë së Kosovës në negociatat e Brukselit, si një proces shumë i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjithë rajonin.

Në takim të dy bashkëbiseduesit u shprehën se problemet në veriun e Kosovës janë probleme të krijuara dhe të manipuluara nga Beogradi. Respektimi i marrëveshjeve nga Serbia dhe heqja e strukturave paralele nga veriu i Kosovës është një kusht përcaktues për ecurinë normale të procesit të Brukselit. Të dy ndanë të njëjtin mendim se strukturat paralele në veri të Kosovës dhe mosrespektimi i marrëveshjeve nga pala serbe përbëjnë një nga problemet më serioze midis Kosovës e Serbisë, sikundër theksuan se Shqipëria dh Kosova besojnë se respektimi kufijve aktualë të jugut të Ballkanit është interesi më i mirë i të gjitha vendeve dhe kombeve të rajonit. Çdo skemë që do të konsideronte ndryshim kufijsh në një zonë do mund të sillte mbas vetes një zinxhir të tërë ndryshimesh në zona të tjera të kufijve, çka bie ndesh plotësisht me aspiratën europiane të vendeve dhe kombeve të Ballkanit. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

‘Ndërtuesi u ka vjedhur pronën publike banorëve’, Dogjani kërkon interpelancë me Ramën! Rrëzohet nga mazhoranca

‘Ndërtuesi u ka vjedhur pronën publike banorëve’, Dogjani kërkon interpelancë me Ramën! Rrëzohet nga mazhoranca