Rishi Sunak dhe presidenti egjiptian diskutojnë për situatën në Gaza

Rishi Sunak dhe presidenti egjiptian diskutojnë për situatën në Gaza

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në një bisedë telefonike me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi diskutoi për situatën në Gaza dhe Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i Zyrës kryeministrore të Britanisë thuhet se Sunak në bisedën me Sisin ka thënë se ka mirëpritur me kënaqësi hapjen e pikës kufitare Rafah për largimin e britanikëve, shtetasve të tjerë dhe të plagosurve palestinezë nga Gaza.

Dy liderët në bisedë diskutuan për punimet urgjente për rritjen e qasjes së ndihmave humanitare në Gaza. Sunak informoi Sisin rreth planit të tyre për një fluturim të dytë të ndihmës nga Britania për të mbështetur punimet e Gjysmëhënës së Kuqe të Egjiptit, raporton media turke Anadolu.

Sunak theksoi se sigurimi i ndihmës jetëshpëtuese dhe arritja e trajtimit mjekësor për civilët përmes të gjitha rrugëve aktuale, përbëjnë përparësinë më të rëndësishme dhe se vendi i tij është i gatshëm të sigurojë më shumë mbështetje.

Çështja e pengjeve

Në bisedë dy liderët trajtuan edhe përpjekjet diplomatike të zhvilluara me qëllim për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme si dhe për të siguruar paqe dhe mirëqenie afatgjate për popullin e Palestinës.

Ministria e Jashtme britanike njoftoi se grupi i parë i shtetasve britanikë në Gaza kaloi në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah. Kryeministri britanik Sunak pas fillimit të konfliktit Izrael-Palestinë, vizitoi Egjiptin më 20 tetor

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

U arrestua për trafik kanabis në 2022 në Lezhë, Report Tv siguron vendimin e gjykatës! Çështja për Erdgys Arrazin u pushua, u shpall fajtor Izmir Dervishi

U arrestua për trafik kanabis në 2022 në Lezhë, Report Tv siguron vendimin e gjykatës! Çështja për Erdgys Arrazin u pushua, u shpall fajtor Izmir Dervishi