Kryeministri bullgar dërgon në parlament propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut! Kryetari i KE-së nga Ohri: Së shpejti zhvillime pozitive

 Kryeministri bullgar dërgon në parlament propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut! Kryetari i KE-së nga Ohri: Së shpejti zhvillime pozitive

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Kiril Petkov

Një javë me zhvillime pozitive sa u përket negociatave, paralajmëroi në Ohër, presidenti i Komisionit Europian Charles Mishel në një konferencë të përbashkët me presidentin Stevo Pendarovski. I pranishëm në samitin e Prespës, 4 vjet pas zgjidhjes me Greqinë të çështjes së emrit, Mishel tha se BE është e përkushtuar për integrim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 “BE-ja është e fort e përkushtuar që Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura me palën bullgare. Unë jam i kyçur në këtë bashkë me Francën dhe BE-në dhe dëshirojmë të ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin”- tha Charles Michel.

Ndërkohë, kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov paralajmëroi dorëzimin sot në Asamblenë Popullore të propozimit francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Por presidenti i Maqedonisë së Veriut, tha se nuk e ka parë një propozim të tillë.

 “Ne këtu, në Shkup nuk kemi parë një propozim francez. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë dhe për ato bisedime jeni njoftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nuk kam ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e brendshme politike e tyre.”- tha Pendarovski.

Samiti i Prespës ku merr pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe zyrtarë të Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi do të mbahet edhe përgjatë ditës së nesërme. Të pranishëm përveç presidenti të KE, Michel, janë edhe komisioneri për zgjerim  Oliver Varhelyi, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe zyrarë të tjerë të lartë.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)