Kryeministri Edi Rama në Vlorë
për prishjen e ndërtimeve pa leje

Kryeministri Edi Rama në Vlorë<br />për prishjen e ndërtimeve pa leje
VLORË - Kryeministri Edi Rama ka mbikqyrur sot prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë, aksion që  është ndërmarrë prej disa ditësh nga Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Kryeministri fillimisht duket se ka shijuar një kafe në breg të detit, pasi është parë në një prej bareve të pedonales së Skelës dhe më pas i shoqëruar nga ministri Koka dhe nga prefekti Besnik Dervishi, kanë inspektuar nga afër prishjet që u bënë në zonën nga Skela përgjatë shëtitores “Aulona”, e deri tek Uji i Ftohtë.

Kryeministri Edi Rama, bashkë me personat që e shoqëronin ka ecuar në këmbë për më shumë se 3 kilometra, ndërsa nuk ka dhënë asnjë deklaratë për median edhe pse interesi ishte shumë i lartë. Gjatë kësaj kohe, Rama është takuar me qytetarë të ndryshmë, ndërsa është përshëndetur me të gjithë.  

rama ne vlore
(Në foto: Kryeministri Rama duke takuar qytetarë të Vlorës)

Në këtë vizitë, Ramën e shoqëronte edhe kreu i INUK-ut, Zyhdi Dajti. Gjatë dy orëve që ka vëzhguar dhe mbikqyrur punën që bëhej, kryeministri Edi Rama, ka dhënë porosi të ndryshme për drejtuesit dhe punëtorët që ndodheshin aty.

Kryeministri Edi Rama, gati çdo fundjavë viziton qytetin e Vlorës, ku është zgjedhur dhe deputet i këtij qarku. Rama shkon në zyrën e tij elektrorale dhe pret qytetarët. Gjatë kësaj kohe ai shëtit në këmbë dhe inspekton qytetin bregdetar.

VIJON AKSIONI I PRISHJES SE NDERTIMEVE PA LEJE
Dhjetëra objekte sipër rrugës nacionale ku do të ndërtohet shëtitorja “Lungo Mare” janë bërë objekt i prishjeve nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Operacioni ka nisur mbrëmjes e së shtunës së zonën e Aulonës, ku janë shembur disa objekte disakatëshe në krahun e sipërm të rrugës nacionale.
 
Deri më tani, nga Inspektoriati Ndërtimor urbanistik Kombëtar, mësohet se janë prishur 60 objekte si lokale, resotrante, bare, banesa, diskoteka dhe karburante.
 
Zyrtarë të INUK janë shprehur se deri në fund të vitit do të shemben të gjitha objektet pa lene në Vlorë, Jonufër, Radhimë, Orikum dhe Llogara. Ndërkohë, në një fazë tjetër, po brenda këtij viti, do të shemben edhe objektet, në dokumentet e të cilëve do të vërehen shkelje, pasi ato të jenë shqyrtuar.
 
I gjithë ky aksion është drejtuar nga vetë kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Zyhdi Dajti, me mbështetjen e efektivëve të Policisë së Shtetit, FNSH-së dhe Policisë Rrugore.

Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës