“Dilni në bazë promovoni qeverinë e re në bazë”, u tha Berisha ministrave, duke kërkuar njëherësh dhe fitore me çdo kushte në zgjedhjet parlamentare. “Fitore me çdo kusht në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit dhe për këtë duhet një angazhim maksimal. Por nga ana tjetër duhen dhe njerëz të besuar dhe të pozicionuar politikisht me PD në listat për komisionerë në KZAZ dhe KQZ”, mësohet të ketë urdhëruar Berisha drejtuesit e fushatës në takimin e mbrëmshëm.
Ndërkohë që është kërkuar nga ministrat që të mos diskutojnë më tre ligjet, pasi nuk pritet të votohen para zgjedhjeve. “Tre ligjet janë pengu me të cilat Edi Rama mori statusin e vendit kandidat, qeveria dhe mazhoranca kompletoi të gjitha reformat me të cilat u bë e mundur që Komisioni Evropian të rekomandojë statusin. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij vetëm e vetëm që Shqipëria të mos marrë statusin.
Tani siç njoftuan burime më zyrtare të Brukselit, nuk ka më kohë për t’u bërë raport për Shqipërinë më 16 Prill dhe për t’iu paraqitur ministrave pasi u sigurua se nuk po bëhet raporti për statusin. Do i votojë sovrani me një votë plebishitare pas 23 qershorit”, tha Berisha.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)