Kryeministri francez, Maunel Valls, ka deklaruar se numri i refugjatëve që do të pranohen në vend nuk do ta kalojë 30 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Valls i ftuar në televizionin France 2 ndaj pyetjes në lidhje me krizën e refugjatëve është përgjigjur se: "Nuk mund të pranojmë më shumë se 30 mijë refugjatë brenda dy viteve. Nuk mund ti strehojmë në Europë të gjithë ata që largohen nga diktatura në Siri".
Kryeministri Valls ka theksuar më tej se duhet të krijohen urgjentisht qendrat e pritjes për 160 mijë refugjatët që është rënë dakord për të ardhur në Europë. Sipas tij duhet të kryhen ndarjet e refugjatëve që kanë emigruar për shkaqe ekonomike nga ato që kanë kryer aplikime legjitime për azil.
Valls duke vënë në dukje se është kusht mbrojtja e kufijve të jashtëm të Europës u shpreh se: "Ne duhet të tregojmë humanitetin tonë ndaj azilkërkuesve dhe refugjatëve, por duhet të kontrollojmë fluksin e emigrantëve. Sepse kjo situatë do të jetë problem për tregun e punësimit. Atyre që iu refuzohet aplikimi i azilit duhet të dëbohen jashtë kufijve".
Franca sipas planit për pranimin e refugjatëve të përgatitur nga Komisioni i BE-së për shpërndarjen e tyre në Europë do të pranojë 24 mijë refugjatë.
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com