ATHINE - Kryeministri grek Andonis Samaras iu ka hequr pushimet ministrave të kabinetit të tij. “Qeveria nuk shkon me pushime”, theksoi kryeministri Antonis Samaras, duke folur para ministrave të kabinetit të vet, në mbledhjen që kishte për objekt emërimin e udhëheqjes së e të gjykatave supreme.
Kryeministri shtoi se përderisa të gjithë kanë nevojë për shlodhje, mund të shkojnë për pak ditë, por duhet të informojnë sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Ministrave se sa ditë do të mungojnë dhe ku ndodhen.
Ministrat duhet gjithashtu të kenë garantuar se ministritë do të funksionojnë normalisht me zëvendësministrat dhe sekretarët e përgjithshëm në krye të detyrës.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com