Kryeministri Hoti kërkon të raportojë në kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington

Kryeministri Hoti kërkon të raportojë në kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar t’i mundësohet që, në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvendin e Kosovës për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Hoti shkruan se “më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri thotë se marrëveshja është hap i rëndësishëm “drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve”.

Më 4 shtator në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u pajtuan për normalizimin e raporteve ekonomike.

Marrëveshja parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore.

Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova, sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Një takim që ishte paraparë të mbahej në Uashington më 27 qershor u anulua pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishe i ftuar në këtë takim.

Ndërsa më 7 shtator, Hoti dhe Vuçiç, u takuan në Bruksel, ku biseduan për një varg çështjes. Hoti tha se është shënuar përparim në draftimin e marrëveshjes finale, ndërkaq Vuçiq tha se në këtë takim kanë hapur edhe temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja