Kryeministri Hoti takon Donald Tusk: Kosova i ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave

Kryeministri Hoti takon Donald Tusk: Kosova i ka përmbushur kriteret për heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel është takuar me presidentin e Partive Popullore Europiane (EPP), Donald Tusk.

Në këtë takim bëhet me dije se kryeministri Hoti e ka njoftuar presidentin Tusk për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, dhe në veçanti për menaxhimin e pandemisë  dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit, si pasojë e emergjencës shëndetësore.

“Në këtë takim, është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast kryeministri Hoti theksoi nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, duke potencuar se Kosova tashmë i ka përmbushur kërkesat e shtruara nga BE-ja për liberalizim të vizave”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Ndër çështjet e diskutuara në takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë.

Kryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke”.

Gjithashtu kryeministri Hoti dhe presidenti Tusk kanë biseduar edhe për rolin që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Europiane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm