Kryeministri i Finlandës: Shpresoj që në tetor të hapim negociatat për Shqipërinë

Kryeministri i Finlandës: Shpresoj që në tetor të hapim negociatat për Shqipërinë

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, është shprehur pro hapjes së negociateve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një qëndrim tepër i rëndësishëm për vendin tonë pasi Finlanda pritet të marrë presidencën e Bashkimit Europian për gjashtë muaj.

Rinne ka deklaruar haptazi se shpreson që BE të hapë negociatat e anëtarësimit me të dy vendet nëse përmbushin kushtet. Kjo deklarata e kryeministri të Finlandës ka ardhur në një situatë të vështirë për Shqipërinë pas shtyrjes për në tetor të hapjes së negociatave.

 Në konferencën e prezantimit të programit të presidencës finlandeze të Bashkimit Europian në seancën plenarë të Parlamentin Europian në Strasbourg, Antti Rinne ka bërë të kuptohet, se edhe pse procesi i zgjerimit vazhdon normalisht, ai nuk përbën një urgjencë për presidencën finlandeze dhe Bashkimin Europian, që ka në fokus çështje thelbësore që shqetësojnë të gjithë qytetarët europianë, si ndryshimet klimaterike dhe ekonomia Europiane.

Në tetor ne do diskutojmë lidhur me proçesin e zgjerimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Shpresoj, qê nëse këto dy vende përmbushin kushtet, atëherë të vendosim për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me të dyja vendet. Por çështja e madhe për ne është se Bashkimi Europian duhet t’i përgjigjjet çështjeve që qytetarët europianë konsiderojnë si të rëndësishme, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike. Finlanda dhe Gjermania janë shumë të angazhuara për këtë, por kjo është një çështje ku ne të gjithë si shtete anëtare mund të bëjmë më shumë. Ndaj kjo çështje renditet në prioritetet e programit tonë”. ka thënë Antti Rinne, Kryeministër i Finlandës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tofiku: 17/07/2019 23:38

    Po se pranuat ne BE Shqiperine atehere perballuni me Rusine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave