Kryeministri i Groenlandës replikon me Donald Trump: Ne nuk duam të jemi amerikanë

Kryeministri i Groenlandës replikon me Donald Trump: Ne nuk duam të jemi amerikanë

Mute Edege

Kryeministri i Groenlandës, Mute Edege gjatë një konferece për shtyp përsëriti edhe njëherë se banorët e ishullit nuk kanë ndonjë dëshirë të jenë amerikanë, pavarësisht vlerësimeve që ka Donald Trump për tokën pranë artikut.

 “Ne jemi groenlandezë. Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne nuk duam të jemi as danezë. E ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda”, tha kryeministri Múte B. Egede.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, nga ana tjetër hodhi poshtë sugjerimet e Donald Trump se SHBA-të mund të përpiqet të marrë kontrollin mbi Groenlandën.

“Sigurisht që ne nuk mund të kemi një rend botëror ku vendet, nëse janë mjaft të mëdha, pavarësisht se si quhen, mund të ndihmojnë veten për atë që duan”, tha ai duke nënvizuar se ishte veçanërisht i shqetësuar për “retorikën” e presidentit të ri, i cili foli për zgjerimin e territorit të SHBA.

Megjithëse një tentativë e tillë është bërë edhe në të kaluarën nga SHBA-ja, konkretisht pas luftës së dytë botërore kur Presidenti Harry Truman ofroi 100 mijë dollar për ta blerë atë. Reagimet kanë qenë të njëjta si sot, se ishulli nuk ishte në shitje dhe nuk ka për tu shitur kurrë.

Groenlanda gëzon status autonomie dhe mund të zhvillojë referendum për pavarësinë që prej 2009-ës. Këtë viti në vend pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe pritet me kuriozitet të shihet se si do të përdoret tema e pavarësisë nga Danimarka.

Ishulli përveçse i pozicionuar mirë në hartë në kuptimin gjeopolitik ka edhe potenciale të mëdha. Në një skenar ku ishulli do të ishte i gjelbër masivisht ai do të shndërrohej në një vend të mirë për të banuar, ku shkrirja do të kishte sjellë më shumë lëndë të para jetike përveç faktit që Groenlanda, ka potencial të madh në rezervat e naftës, gazit, uraniumit dhe mineraleve të ndryshme. Ai i përket Danimarkës prej 600 vitesh më status autonomie.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë