Kryeministri i Italisë thirrje Kosovës nga Beogradi: Hiqni taksën për mallrat serbe

Kryeministri i Italisë thirrje Kosovës nga Beogradi: Hiqni taksën për mallrat serbe

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte i ka kërkuar qeverisë së Kosovës nga Beogradi që të heqë tarifën 100% për mallrat serbe. Apelin kreu i qeverisë së Italisë e bëri gjatë vizitës në Serbi.

Ai tha se Italia shpreson që së shpejti do të arrihet një zgjidhje kompromisi midis Serbisë dhe Kosovës. "Kosova duhet të tregojë përgjegjësinë e nevojshme dhe përpjekjet për të rivendosur bisedimet dhe për të tërhequr taksën që vendosën nëntorin e kaluar".

"Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës" tha Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Conten. Si Brukseli dhe Uashingtoni kanë kritikuar Kosovën për vendosjen e tarifave duke kërkuar heqjen.

Kjo ka sjellë edhe ndarjen e liderëve të shtetit të Kosovës, pasi Presidenti dhe kryetari i parlamentit janë pro heqjes së taksës, por Haradinaj këmbëngul që nuk do të hiqet deri kur Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 07/03/2019 09:57

    Me ngadal or burre?!Nuk tu degjua zeri kur serbet vrane 15 mije shqiptar,12% nga ata ishin femije nen moshen 15 vjeçare, Nuk Ju degjua zeri, Kur kallen 40% te pronave shqiptare,Kur debuan me dhune nga shtepit dhe trojet stergjyshore njemilion shqiptar.Kur dhunuan afro 20mije femra shqiptare,kur...Kur...Kur....Ku ishe!?Ku ishit?!

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/03/2019 17:35

    Po ti perse nuk i hek saksjonete daje rosis.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen