Pakistani përsërit se është “gati” të presë bisedime për t’i dhënë fund operacioneve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe përgjigjes së Teheranit ndaj sulmeve që po vazhdojnë prej 25 ditësh. Islamabadi, ka shkruar në ‘X’ Kryeministri Shehbaz Sharif, “e mirëpret dhe e mbështet plotësisht punën në zhvillim për dialogun që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme, në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

Nëse SHBA-ja dhe Irani dëshirojnë, thekson ai, Pakistani “është gati dhe i nderuar të jetë vendi pritës për të lehtësuar bisedime domethënëse dhe vendimtare për një zgjidhje të plotë të konfliktit në vazhdim”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NYT: Princi saudit po e shtyn Trumpin të vazhdojë luftën! Raketa thërrmuese mbi Izrael, 6 të plagosur! Sulme të ushtrisë izraelite mbi Teheran