Kryeministri: Modeli ynë
ekonomik i rezistoi krizës

Kryeministri: Modeli ynë <br />ekonomik i rezistoi krizës
TIRANE – Kriza ekonomike ka shkaqe të shumta por modeli ynë ekonomik “i rezistoi asaj”. Pohimi erdhi sot nga Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Qeverisë, ndonëse vetëm dy ditë më parë INSTAT pranoi zyrtarisht një tkurrje me 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Berisha kërkoi nga ministrat e tij që të bëjnë “gjithçka për të konsoliduar këtë model” dhe për të nxitur punësimin.

Berisha i kërkoi ministrave “një rishqyrtim tërësor të çdo mundësie për të nxitur inisiativën e lirë dhe punësimin e qytetarëve”. Ai gjithashtu ftoi opozitën që të heqë dorë nga “sulmet mjerane kundër investitorëve, të heqë dorë nga deklaratat bajate të anullimit të kësaj apo asaj privatizimi apo koncesioni”.

Kryeministri theksoi se opozita është e mirëpritur të kontrollojë “në çdo qelizë veprimtarinë e kësaj qeverie. Por sulmi në bllok kundër investimeve të huaja e iniciativës së lirë është jashtëzakonsisht kundërproduktiv për vetë opzotën, por nuk është i mirë as për vendin”.

“Është bërë zakon – vazhdoi ai - pas çdo vendimi tonë për t’i hapur rrugë iniciativës së lirë, opozita del e zotohet se do ta anullojë atë. Ardhja e saj në qeveri mbetet një horizont i paarritshëm derisa do të vazhdojë në këtë mënyrë”.

Kryeministri foli edhe për fondin shtesë të aksit Levan-Vlorë. Edhe në këtë rast ai ftoi opozitën të kontrollojë projektin por theksoi se institucionet ndërkombëtare ku është kërkuar financimi shtesë nuk do të pranojnë asnjëherë të lëshonin “një euro më shumë pa pasur garancinë e domosdoshmërisë” së këtij financimi.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë