Kryeministri Monti: Duhet një
stop 2-3 vjet për futbollin italian

Kryeministri Monti: Duhet një <br />stop 2-3 vjet për futbollin italian
TIRANE - Është i pamëshirshëm në analizën e tij, Kryeministri italian: “Duhet reflektuar dhe vlerësuar nëse do të ishte mirë një pezullim për 2-3 vjet i kësaj loje. Nuk është një propozim i Qeverisë por një pyetje që duhet shtruar”. Loja për të cilën Mario Monti flet në një konferencë për shtyp është sigurisht ajo e futbollit e përfshirë në një skandal të paparë ndeshjesh të trukuara. Deklarata e tij erdhi si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari që kërkoi të dinte si e kishte reaguar Kryeministri ndaj lajmit të këtij skandali.

Por Monti ka shkuar më tej duke bërë edhe një konsideratë të tipit ekonomik: “Më duket e papranueshme, dhe jam marrë me këtë edhe kur kisha rolin e komisarit europian, që të përdoren para publike për të rimbushur borxhet e shoqërive të futbollit”. Monti shprehu opinionin e tij edhe mbi pezullimin e ndeshjes në Genova duke pohuar se duhet hetuar ajo që ndodhi. Ai gjithashtu denoncoi “kërcënimin e padukshëm plot heshtje me lojtarë që hoqën bluzën përballë kushedi çfarë kërcënimi nga ana e fuqive të fshehta duke dhënë një spektakël të frikshëm”.

Të menjëhershme reagimet. E para, shpërthyese, vjen nga presidenti i Palermo-s, Maurizio Zamparini: “E vetmja gjë e padenjë në këtë vend është se një si Monti guxon të thotë atë që tha. I vetmi person i padenjë është Monti që po na masakron, po shkatërron Italinë”.

Më pas, duke shtuar dozën e akuzave, tha: “Kryeministri tregon se është injorant pasi Shtetit çdo vit shoqëritë futbollistike profesioniste i japin plot 800 milionë Euro”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes

Senati amerikan miraton ndihmën 60 mld dollarë për Ukrainën! Biden: Armët në Kiev këtë javë! Zelensky: Ndihmë kyçe për rivendosjen e paqes