Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Ajo që ka rënë në sy është look-u ndryshe i kryeministrit, ku mjekra e tij bie në sy krahasuar me daljet e mëparshme.

Në përgjithësi kryeministri shqiptar ka preferuar të tërheqë vëmendje me veshjen e tij të pazakontë, ku është shfaqur me atlete sportive në mbledhje të rëndësishme, pantallona shumë të gjera apo pantallonat treçerekshme të kombinuara me çorape të gjata ditën e votimit.

Por kësaj rradhe ai ka zgjedhur një anë tjetër. Ai ka preferuar ta mbajë më të gjatë se zakonisht.

Arsyeja mund të jetë trendi i ri, ku shumë figura  të ekranit kanë preferuar ta rrisin dhe modelojnë sipas preferencave personale.

Ora 12:43
Kryeministri Rama ndryshon look, duket më trendy se kurrë (FOTO)