Në kohën kur në Tiranë protestohej, kryeministri Edi Rama zhvillonte takime në Spanjë, ku ndodhet me ftesë të homologut Pedro Sanchez.
Sot, kreu i qeverisë zhvilloi një takim me homologun spanjoll Sanchez, të cilin e quan mik dhe udhëheqës kurajoz.
“Barcelonë, me kryeministrin Pedro Sánchez, një udhëheqës i mençur e kurajoz dhe një mik i vyer me të cilin është privilegj të bashkëbisedosh”, shkruan Rama.
Një tjetër takim, kreu i ezkekutivit pritet të ketë edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Këtë të shtunë, kreu i qeverisë pritet të mbajë fjalë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, në Barcelonë, ku marrin pjesë 3000 të ftuar, kryetarë shtetesh, ish-liderë dhe rreth 400 kryetarë bashkish, sindikatash e aktivistësh.
Sipas agjencisë Reuters, ky samiti i thirrur nga kryeministri i Spanjës e presidenti i Brazilit Lula da Silva, synon të rizgjojë të majtën dhe mobilizojë atë në veprime të përbashkëta përballë rritjes së të djathtës ekstreme në zgjedhjet e BE-së në vitin 2024, i quajtur ‘Mobilizim Global Progresist’.
Komente











Ky per demokraciine do flas ne Spanje hahahahahhaha i madh Babloku
Përgjigju