Peizazhi i maleve nga pas dhe një vajzë e re që del dhe flet për Paketën e Maleve janë detajet e para që bien në sy në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama në rrjetet sociale. Por, asnjëra prej tyre s’është reale: e gjitha është e prodhuar me Inteligjencë Artificiale.
Vajza shpjegon paketën dhe mundësitë që ajo sjell për këdo që synon të kthehet për të investuar në Shqipëri, madje duke i nxitur ta bëjnë.
“Malet nuk janë thjesht natyrë, janë mundësi për të ndërtuar, për t’u kthyer dhe për të investuar aty ku fillon gjithçka”, thotë ajo.
“Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh për Paketën e Maleve, që u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë, lehtësuar investimet dhe krijuar mundësi reale në turizëm, bujqësi dhe ekonominë lokale, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri krah videos.
Komente











Shume me mire se sa Diella,qe na e paraqitet me ate kostum kombetar pa lidhje me kohet moderne dhe temen dhe me ato duar qe i mbante si murgeshe,por dhe kjo e reja ka akoma vend per permiresim.Duke filluar nga pamja prej nje vajze/turisteje facebook-u qe jep imazhe ne faqen e saj ne internet, nga jeta private e nga vendet ku shkon e cfare ben.Jepini pamje pak me zyrtare,por jo te merzitshme,konservatore,jo dhe me T-shirt,sepse po jep info.zyrtare/juridike,nuk po ju orienton se ku eshte restoranti me i mire,apo hoteli me i pershtatshem.Pra asgje qe te jete shume konservatore/zyrtare,asgje qe te jete shume sexy dhe asgje te rendomte/te merzitshme si T-shirt gri qe i keni veshur.Mund te kombinoni ngjyrat e flamurit,kuq e zi ne veshjen e saj,por ne veshje moderne,jo ne dicka qe te ulerase kostum kombetar.E kuqja si ngjyre,sipas shkences eshte ngjyre terheqese.
Përgjigjudo ishin me te interesuar te investonin ne paketen e parkimeve publike nentokesore dhe me te bindur te rikthehen per te investuar me me shume deshire
Përgjigju