Në një kohë kur bota po përballet me pasojat e luftës në Ukrainë, për kryeministrin Edi Rama, roli i Turqisë është vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Europës.

I pranishëm në një forum dy ditor që po mbahet në Stamboll, Rama nënvizoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës është një kërcënim ndaj komunitetit Euro Atlantik, teksa shtoi se armët që Putin po përdor janë kriza energjetike dhe siguria ushqimore. Në këtë kontekst sipas Ramës, Presidenti Erdogan arriti të dalë mbi aleancat e luftës së ftohtë.

“Pa Angela Merkelin, fytyra e Europës nuk do të shpëtohej.  Ishte ajo që qëndroi në këmbë në mes të asaj krize të madhe, duke i mirëpritur migrantët në Gjermani. Por pa Recep Tayyip Erdogan, muret e Europës nuk do të kishin qëndruar në këmbë. Besnike ndaj mënyrës së saj, Ankaraja ka lënë më në hije identitetin e vet si anëtare e NATO-s dhe aleate e SHBA-së në këmbim të rolit për  ndërmjetësin midis Moskës dhe Kievit”. – tha Rama.

Për Ramën, Turqia ka një rol thelbësor edhe në Ballkan, duke vënë në dukje se elementët pro Rusë janë evidentë në Serbi dhe Republika Srbska.

‘Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne në Ballkanin Perëndimor kemi vende ku mbi 70% e popullsisë ende beson se Rusia nuk është agresore dhe se Putini nuk është fajtor, por një udhëheqës të cilit mund t’i besohet të sjellë siguri në Europë dhe të ndryshojë ekuilibrin e pushtetit në kontinentin tone.’- u shpreh Rama.

Rama u takua edhe me presidentin Rexhep taip Erdogan, me të cilin diskutoi çështje të marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë.

Gjatë forumit Erdogan tha se Turqia është një aktor stabilizues në rajon dhe të gjithë botën. Punimet e forumit botëror TRT mbi agjendat globale dhe rajonale, i përshëndeti me një video-mesazh edhe Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelenksy.

'TRT World Forum' është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Volodymyr Zelensky flet në Forumin e TRT: Ne i dhamë fund kërcënimit të varfërisë përmes marrëveshjes së grurit të Stambollit

Lideri ukrainas Voldoymyr Zelensky mori pjesë në Forumin e 6-të Botëror të TRT-së në Stamboll përmes një video-mesazhi. Në fjalën e tij, Zelensky tha se kriza ushqimore si pasojë e luftës në Ukrainë është ndjerë në mbarë botën.

"Kriza ushqimore që ndodhi këtë vit çoi në paqëndrueshmëri në tregun global. Vende të ndryshme ndjenë pasojat neative të krizës ushqimore, duke filluar me disa vende afrikane dhe aziatike," u shpreh Zelensky.

Ai përshëndeti gjithashtu përpjekjet e ushtarëve ukrainas për të mbajtur të hapura portet e vendit në Detin e Zi.

“Ushtarët tanë trima luftuan kundër Rusisë dhe falë diplomacisë sonë, ne u siguruam që dërgesat të vazhdojnë nga tre porte të vendosura në Detin e Zi”, tha ai.

"Kjo arritje është falë përpjekjeve të përbashkëta të Turqisë, Ukrainës dhe OKB-së", tha presidenti dhe shtoi:

"Ne i japim fund kërcënimit të varfërisë pasi në të vërtetë po mbrojmë të drejtat dhe interesat tona".

Në lidhje me formulën ukrainase për t'i dhënë fund "agresionit rus" në luftën e vazhdueshme, ai tha: "Ukraina mbrojti ligjin ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve".

“Marrëveshja e grurit luajti një rol shembullor në këtë drejtim", tha Zelensky.

Ora 11:14
Edi Rama në Forumin e TRT: Pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë

1670579392_6976778266914eeebe385de9d5e63739.jpg

Kryeministri Edi Rama ka folur në Forumin Ndërkombëtar të TRT duke thënë se kancelarja Merkel i hapi derën emigrantëve në Gjermani por sipas tij, pa Erdogan muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë.

“Është gjithnjë një ndjesi e veçantë rikthimi në Stamboll. Dhe sinqerisht nuk mund të gjej një vend më vibrues ku dikush mund të flasë për rikthimin e konflikteve gjeopolitike. Kjo lidhet pjesërisht me faktin qe Turqia ka një politikë multifunksionale në gjeopolitikë. Ka një njohe të thellë të lindjes së mesme dhe Mesdheut dhe shumë i lidhur me Detin e Zi e Azinë qendrore. 

Por, ka të bëjë gjithashtu me rolin e Turqisë në luftën mes Ukrainës e Rusisë, është një shembull model i aktivizimit të moderuar. Ankaraja ka ulur vellon e të qenit anëtare e NATO-s dhe ka veshur petkun e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë”, tha Rama.

Ora 10:42
Rama në forumin TRT: Angazhimi i Turqisë në luftën ndaj Ukrainës, model shembullor i një aktivizimi të moderuar

1670579145_rama.jpg

Kryeministri Rama në fjalën e tij, gjatë çeljes së forumit TRT në Stamboll vlerësoi angazhimin e Turqisë në luftën në Ukrainë. 

“Agresioni ndaj Ukrainës, nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por një agression ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik.  Angazhimi që Turqia pati në luftën mes Ukrainës e Rusisë është model shembullor i një aktivizimi të moderuar”, tha Rama.