Kryeminstri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme vulën e akteve shtetërorë të Skënderbeut në rrjetin social facebook.  Duke uruar një mëngjes të mirë, kryeministri Rama publikon dhe foton e vulës.

MIRËMËNGJES
dhe me këtë imazh spektakolar të vulës së akteve shtetërore të Gjergj Kastrioti Skënderbeut (që mund ta kundroni sot në sallën e krijuar enkas në Pallatin e Kongreseve, në këtë 17 janar të 550-të të vdekjes së Heroit Kombëtar), ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Edi Rama.

Muzeu i hapur te Pallati i Kongreseve do të vizitohet ditën e mërkurë dhe të enjte nga ora 10:00 deri në 22:00 të mbrëmjes.

Në të mund të shihni imazhe të Skënderbeut dhe artefakte autentike pjesërisht të pashfaqur më parë, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes se Gjergj Kastriotit Skënderbeut”, shkruan kryeminstri rama në rrjetin social facebook.

vula
(Vula e akteve shtetërorë të Skënderbeut)

Redaksia Online 
A.Gj/Shqiptarja.com