Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Muzeu i LundrimitShkodër, i cili po merr formë dita-ditës.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se Muzeu i Lundrimit në Shkodër është një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit.

Sipas kryeministrit, ky Muze do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor dhe turistik për qytetarët dhe vizitorët.

Reagimi i Ramës krahas videos:

MIRËMËNGJES

dhe me pamjen e Muzeut të Lundrimit, që po merr formë në hyrje të Shkodrës, si një hapësirë kushtuar historisë dhe trashëgimisë së lundrimit, që do të shndërrohet në një destinacion të ri kulturor e turistik për qytetarët dhe vizitorët, ju uroj një fundjavë të mbarë