Është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej tyre kishte pësuar thyerje në këmbë gjatë ecjes në terrenin e vështirë.

Pas një operacioni shpëtimi, i dëmtuari u nxor nga kanioni me barrelë dhe po transportohet drejt Spitalit të Himarës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare të Dhërmiut, si dhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës, të cilët bashkëpunuan për të përfunduar me sukses ndërhyrjen në një zonë me terren të vështirë. Raste të tilla janë përsëritur edhe më parë në Kanionin e Gjipesë, për shkak të relievit të thyer dhe aksesit të kufizuar.