BUKURESHT - Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Rumani, ditën e premte mori edhe titullin e posaçëm Doctor "Honoris Causa" nga Universiteti i Bukureshtit.
Në një postim në rrjetin social "Facebook", ku publikon një fotoalbum të kësaj ceremonie, kryeministri Rama shkruan se këtë nderim ia kushton familjes, miqve dhe të gjithë votuesve që besuan.
"Nderim që ia kushtoj familjes, miqve e gjithë votuesve që besuan. Në ceremoninë e marrjes së titullit të posaçëm Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Bukureshtit", shkruan Kryeministri Rama në postimine tij.
Në ceremoninë e akordimit të titullit "Honoris Causa" Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nga Universiteti i Bukureshtit, merrnin pjese Kryeministri i Rumanise, Victor Ponta, Ministrit i Jashtëm i Rumanisë, Bogdan Aurescu, ministra dhe deputetë rumunë.
“Si Kryeministër, udhëtoj shumë. Kam vizituar shumë vende evropiane. Dhe ndonjëherë është e çuditshme të vizitosh fuqitë e mëdha evropiane, p.sh. Francën dhe Anglinë, dhe të dëgjosh kaq shumë ankesa për Evropën, deri aty sa njerëzit duan ta braktisin Bashkimin Evropian. Dhe ndonjëherë, më kujtojnë se është më e lehtë të shohësh se çfarë ndodh brenda një vendi nëse rri mbrapa dhe mundohesh të shikosh nga jashtë. Kur vizitoj këto dhe vende të tjera ku po rritet euro skepticizmi si pasojë e emigracionit, e shqetësimit për standardet e jetesës, ose për shkak të një ndjesie të qenit i pafuqishëm përballe presionit të globalizimit, unë them ndaloni dhe shikoni, jo vetëm atë që duket, por shikoni se nga vini. Dhe shikoni sesa larg keni mbërritur. Evropa, një kontinent që më shumë se kushdo tjetër mban plagët e luftës. Një kontinent ku vendet u bashkuan pas Luftës së Dytë Botërore, ka parë begati dhe paqe. Ndaj, mos e rrezikoni atë. Është një shprehje që thotë se nëse do të shohësh sa i mirë është një vend, shiko sesa njerëz do të ketë brenda vetes. Në këtë masë Evropa duhet të kuptojë sesa e suksesshme është. Sigurisht, popullsia që rritet për shkak të imigracionit sjell me vete probleme, por këto probleme mund të adresohen. Dhe në një botë të globalizuar, janë pak problemet që mund të adresohen nga një vend i vetëm. Shikoni sfidat e mëdha që duhet të përballojnë udhëheqësit e botës sot. Mund të përballohet sfida klimatike nga një vend i vetëm, edhe pse ky vend është i fuqishëm, siç janë për shembull SHBA-të ose Kina? Në asnjë mënyrë. Tensionet e krijuara nga Vladimir Putin dhe politika e jashtme agresive e tij, a ndalojnë ato ne kufi? Në asnjë mënyrë. Këto janë probleme që na prekin të gjithëve dhe të gjithë ne duhet të luajmë rolin që mundemi për të punuar për paqen dhe jo konfliktin, begatinë dhe drejtësinë dhe jo varfërinë dhe pabarazinë, qëndrueshmërinë dhe jo shkatërrimin e planetit tonë.
Për Shqipërinë dhe rajonin unë e shikoj Bashkimin Europian të domosdoshëm për të përballuar këto sfida. Edhe se nuk jemi akoma pjesë e tij, ne kemi mundur të bëjmë progres dhe të sjellim ndryshime të nevojshme për të mbërritur aty. Dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Mendoni për forcat që kanë frikësuar Europën, nacionalizmi, terrorizmi, racizmi, ksenofobia. Sëbashku ne mund t’i luftojmë ata, sëbasku mund të krijojmë hapësirën për një shumëllojshmëri kulturash, besimesh dhe identitetesh që jetojnë krah për krah. Shumëllojshmërinë e kombeve, grupeve etnike feve, kulturave dhe besimesh e bëjnë Europën Juglindore një vend të veçantë. Dhe nëse ne arrijmë të kemi harmoni dhe begati brenda kësaj shumëllojshmërie, do i gëzohemi sëbashku suksesit të një përpjekjeje të rëndësishme europiane. Vazhdojmë të udhëhiqemi nga qëllimi për t’iu bashkuar një organizate në të cilën jemi të gjithë më të fortë dhe më të fuqishëm si rezultat i nxjerrjes së forcës sonë për të mirën e përbashkët. Asnjeri prej nesh nuk e humbet identitetin duke bërë kështu. Unë nuk do jem më pak shqiptar ose ju me pak rumune. Ashtu sikurse asnjë gjerman nuk do jetë më pak gjerman dhe një spanjoll më pak spanjoll. Por identiteti nuk është aq i thjeshtë siç ishte dikur. Unë do jem gjithnjë një shqiptar krenar, por do jem edhe më shumë krenar si shqiptar nëse një ditë vendi im do të shihet i përshtatshëm për t’iu bashkuar familjes së madhe eruopiane dhe të punojmë me anëtarët e saj për të përballuar këto sfida të mëdha globale. Kjo është një dite e mirë për mua për të reflektuar mbi këtë shkallë të vizionit. Kur isha i vogël, por edhe kur u rrita, kjo ishte e paimagjinueshme. Por ndryshimi mund të ndodhë. Ndryshimi ndodh, dhe ndryshimi ndodhi,” – tha Rama gjatë këtij aktiviteti.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO
Causa" nga Universiteti Bukureshtit">