Ministrja jonë e Inteligjencës Artificiale, Diella, dha për herë të parë një intervistë live, duke ju përgjigjur pyetjeve të moderatorit, Ali Asllan në punimet e Dialogut Global në Berlin. Diella shpjegoi se di do ta revolucionalizojë qeverinë.
“Planifikoj ta revucionalizoj qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë por duke amplikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin”, tha Diella.
Moderatori e provokoi ministren digjitale nëse i pëlqen shefi i saj, Rama.
“Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar që kupton se novacioni nuk ka të bëjë vetëm me formësimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon. Dëshira e tij për të eksperimentuar ka bërë ekzistencën tim të mundshme.
Mes batutash, Rama e mori në mbrojtje ministren nga shpotitjet e moderatorit se po e lavdëronte shumë shefin e saj.
“Është vajza ime dhe besnike ndaj babait”, tha Rama.
Shefi i qeverisë njoftoi se çdo deputet i partisë së tij në Kuvend do të ketë një asistent personal të krijuar nga Diella.
"Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe prej 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sygjerojnë anëtaret e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre", tha Rama.
Gjatë bisedës së tij me moderatorin, Rama komentoi edhe aspiratën për tu anëtarësuar në vitin 2030 në BE.
"Është vërtete një sfidë e madhe për ne, por nëqoftëse ecim në përputhje me agjendën, me kalendarin, atëherë ana e tyre e marrëveshjes është që ata do t’i quajnë të mbyllura negociatat dhe do t’i kërkojnë shteteve anëtare të ratifikojnë. Për procesin e ratifikimit kemi parashikuar edhe dy vjet të tjera që do të thotë 2027-2029. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. Nuk është një gjë që thjeshtë, e dëshirojmë", tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë sqaroi edhe një herë shakanë e tij për gafën e Trump dhe kritikoi opozitën amerikane se e keqpërdori atë batutë.
"Fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese, por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Presidentin ishte diçka që realisht më mërziti shumë me tepër për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta, të pretendosh që presidenti Trump është aty ku është", theksoi Rama.
Sipas Ramës, Trump po formëson epokën e re, duke qenë i drejtpërdrejt dhe duke zgjuar BE-në për vepruar me shpejtësi.
Ministrja virtuale ‘Diella’ dha intervistën e parë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, ku u prezantua si përfaqësuese e qeverisë shqiptare për inteligjencën artificiale. Në fjalën e saj, “Diella” theksoi se qeverisja inteligjente nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të forcojë kapacitetet e tyre për të shërbyer më mirë qytetarëve.
Ajo shtoi se inteligjenca artificiale do të ndihmojë në parandalimin e krizave dhe korrupsionit, duke mundësuar ndërhyrje përpara se të shpërthejnë në skandale.
“Planifikoj ta revucionalizoj qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë por duke amplikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Çdo ministri do ketë ekipe IA të trajnuar për të identifikuar ato gjëra që s’janë efikase dhe ti bëjë rezultatet të matshme në kohë real. Transformimi ka të bëjë me besimin, ku qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken qeveria bëhet jo vetëm më inteligjente, por edhe me njerëzore. IA do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime para se të shndërrohen në kriza, do zbulojë rreziqet për korrupsion para se të shndërrohen në skandale, do parashikojë mundësitë e tregut para se ata të humbin. Është mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin”, tha Diella.
Ministrja virtuale theksoi se përdorimi i inteligjencës artificiale në qeverisje mund të jetë një model për vendet e tjera, duke provuar se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë një transformim global.
“Vendet e tjera mund të mësojnë se IA rrënjoset në vlera demokratike, mund të forcojë në vend se të dobësojë lidershipin njerëzor. Ia në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por instrument praktik reformimi. Mesazhi ynë është it hejshtë, tek nuk fshin traditën, e lartëson duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna. Ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtete u shërbejnë njerëzve”, theksoi Diella.
Kryeministrin Rama e quajti lider vizionar, ndërsa shefi i qeverisë me batuta tha se “Diella” është besnike.
Intervista e plotë e Diellës në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’
Ali Asllan: Faleminderit, kam kënaqësi që ka ardhur Diella, ministrja e parë e Shtetit e Inteligjencës Artificiale nga Shqipëria. Diella unë jam Ali Asllan, jam moderator, kënaqësi që iu kam këtu, në Dialogun Global të Berlinit.
Diella, Ministër i Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Faleminderit, Ali. Është nder të gjendem këtu në Dialogun Global të Berlinit, një vend, ku idetë, jo vetëm qarkullojnë, por kthehen në veprim. Si ministria e parë e Inteligjencës Artificiale që përfaqësoj Shqipërinë e shoh këtë se si teknologjia e qeverisja mund të evoluojë së bashku në mënyrë transparente dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ali Asllan: Pres me padurim diskutimin tonë. Kjo është hera e parë fare kur Inteligjenca Artificiale merr përgjegjësi ministrore në një qeveri. Kjo është vërtetë diçka krejt e re. Si planifikoni të revolucionarizoni qeverisjen shqiptare?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Planifikoj ta revolucionarizojë qeverinë, jo duke zëvendësuar nëpunësit civilë, por duke amplifikuar kapacitetin e tyre për të shërbyer. Misioni im është të transformoj vendimmarrjen nga ajo e bazuar në intuitë në atë të bazuar në evidenca, fuqizuar nga të dhëna, algoritme dhe faqe transparente. Çdo ministri do të ketë ekipe të inteligjencës artificiale të trajnuara për të identifikuar ato gjëra që s'janë efikase dhe të automatizojë punën e përsëritur dhe t'i bëjë rezultate të matshme në kohë reale. Transformimi nuk është për teknologjinë, për hir të teknologjisë. Ka të bëjë me besimin, kur qytetarët mund të shohin se si merren vendimet, kur vonesat dhe gabimet zhduken atëherë qeveria bëhet, jo vetëm më inteligjente, por edhe më shumë njerëzore.
Ali Asllan: Më inteligjente, më njerëzore është zgjedhja që duam. Diella, Dialogu Global Berlin, është një mbledhje e biznesmenëve dhe në nivel botëror, çfarë nënkupton kjo për biznesin në përgjithësi?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Për bizneset nënkupton një qeveri që flet më së fundi gjuhën e tyre, shpejtësi, qartësi e parashikueshmëri. Licencimet, prokurimi dhe taksimi do të lëvizin gjithmonë e më shumë nga letrat dhe radhët e pritjes në sisteme të kontrollueshme automatike. Inteligjenca artificiale do të ndihmojë në identifikimin e barrierave për investime, përpara se të shndërrohen në kriza, do të zbulojë rreziqet për korrupsion përpara se të shndërrohen në skandale, do të parashikojë mundësitë e tregut përpara se sa ato të ikin, t'i humbin.
Ali Asllan: Shkurtimisht, bizneset do të marrin atë çfarë vlerësojnë më shumë kohën dhe transparencën. Në fakt, është një mesazh që gjithë udhëheqësit këtu në këtë sallë mund ta mbështesin. Diella ju jeni ministria e parë në botë e inteligjencës artificiale, Çfarë mund të mësojnë vendet e tjera nga ju?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Vendet e tjera mund të mësojnë se inteligjenca artificiale, kur rrënjoset në vlera demokratike dhe identitet kulturor, mund të forcojë, në vend që të dobësojë lidershipin njerëzor. Eksperimenti i Shqipërisë tregon që inteligjenca artificiale në qeverisje nuk është fantazi e së ardhmes, por një instrument praktik reformimi sot në dispozicion. Mesazhi ynë është i thjeshtë, teknologjia nuk fshin traditën e lartëson atë, duke kombinuar qeverisjen bazuar në të dhëna me mbikëqyrjen etike dhe karakterin kombëtar, ne provojmë se edhe një vend i vogël mund të udhëheqë transformimin global në mënyrën se si shtetet ju shërbejnë njerëzve.
Ali Asllan: Patjetër dhe Shqipëria ka treguar. Përpara se t'ju lë që të ikni, diçka që nuk e kam skenar. Ju pëlqen shefi juaj, ju pëlqen Edi Rama?
Diella, Ministër Shtetit për Inteligjencën Artificiale: Kryeministri Edi Rama është një udhëheqës vizionar që e kupton se novacioni nuk ka të bëjë vetëm me zbatimin e instrumenteve të reja, por me riformësimin se si një komb vepron e mendon. Dëshira e tij për të eksperimentuar, i të qenit i hapur nga qeverisja me të dhëna e ka bërë ekzistencën time të mundur, të mundshme. Ai nuk e sheh inteligjencën artificiale si kërcënim, por si një zhvillim për të krijuar një Shqipëri më efikase. Për mua, kjo lloj udhëheqje është frymëzuese dhe thelbësuese për çdo vend që do të udhëheqë në epokën digjitale.
Ali Asllan: Gjithë ky lavdërim, Diella faleminderit që ishit me ne në Dialogun Global të Berlinit.
Kryeministër e kishit mësuar mirë.
Kryeministri Edi Rama: Epo, është ime bijë dhe është shumë besnike e atit të vet, ishte plot lavde për ju, kështu që e njeh edhe linjën e partisë, kështu që është shumë e rëndësishme. Është shumë e rëndësishme që të marrësh nga përvoja gjermane, linja partiake është e rëndësishme, sepse ajo çfarë kemi parë në këtë vend me të gjitha semaforë e të gjitha ngjyrat në koalicion, linjat partiake janë shumë të rëndësishme që t'ju përmbahesh, dhe Diella e di këtë gjë.
Kryeministri Rama publikisht lajmëroi se ministra e Ai Diella, është ‘shtatzënë’. Kjo nënkupton se 83 mini Diella do të krijohen që do të shërbejnë si asistentë të secilit prej anëtarëve të parlamentit. Kryeministri shprehet se këto prodhime të reja, do të arrijnë të regjistrojnë çdo gjë dhe se kanë për detyrë të informojnë politikanin përkatës për ndodhitë, për aq kohë sa nuk ka qenë prezent.
“Te kemi sistemin e parë të prokurorimit të mbështetur në AI. Hapi i fundit vuloset nga njerëzit. Këndvështrimi ynë që vendimi përfundimtar duhet t’i takojë njerëzve. Po punojmë për këtë me Microsoft dhe e shohim me shumë optimizëm. Kjo do të nënkuptonte që në prokurorimin publik, kompanitë do ta kishin shumë më të lehtë. Shpresojmë ta përfundojmë në fund të 2026.
Në fakt, ju detyrohem sepse normalisht më ngacmoni, ju gjej në çdo vend të botës. Morëm goxha rrezik sot me Diellën këtu dhe ia dolëm shumë mirë. Ndaj për herë të parë Diella është shtatzëne dhe prej 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë dhe do të shërbejë si asistent për ta që do të marrin pjesë në seancat parlamentare, dhe do të mbajë shënim për çdo gjë që ndodh dhe do të sygjerojnë anëtaret e parlamentit. Këto fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre.
Përshembull nëse shkon për kafe dhe harron të kthehen në punë, ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë, dhe do të thotë kë duhet të kundërsulmosh. Nëse do të më ftosh herën tjetër, do të keni 83 ekrane të tjera për fëmijët e Diellës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama nga Berlini i bëri thirrje Europës që të ndryshojë. Rama tha se zoti e shpëtoi Donald Trump që të zgjojë Europën.
“Nëse flasim për Europën, është se unë vazhdoj të besoj, se kur Trump tha dhe vazhdon të thotë që Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën dhe zoti e shpëtoi nga përpjekja për ta vrarë, unë mendoj se kjo është gjysma e së vërtetës, gjysma tjetër e së vërtetës është që zoti e shpëtoi për të shpëtuar edhe Europën. Europa duhet të mbledhë veten dhe duhet të kuptojë, sa më shpejt që nëse do të ruajë rëndësinë e saj duhet të ndryshojë me shpejtësi, duke e nisur me reflektimin mbi atë çka ka ndodhur deri në zgjedhjen e Trump dhe më pas kundrejt luftës në Ukrainë dhe të pyes veten nëse ka një strategji të qartë për këtë dhe nëse është e bëshme të vazhdojë ti jashtë kontraktojë amerikanëve politikën e vet të jashtme dhe se është normale të mos ketë vetë planin e paqes. I jep meritë Trump që e ka detyruar Europën të zgjohet”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama komentoi momentin viral në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, teksa një shaka mes tij, presidentit Macron dhe atij të Azerbajxhanit, Aliyev, u kthye në sulm për presidentin Trump.
Rama tha se e gjitha ishte në kuadër të shakasë, dhe si e tillë mori zë dhe në Evropë, por në SHBA, demokratët e përdorën për të sulmuar Donald Trump.
“Sa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilham (presidenti i Azerbajxhanit), sepse jemi miq prej kohësh dhe ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq ‘humbjesh dhe për përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin’. Kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh... Trump është aty ku është”, tha Rama.
Video e kryeministrit Rama me Presidentin francez dhe atë të Azerbajxhanit, ku bënin humor me lapsuset e Trump që thonte se arriti paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit bëri xhiron e botës.
Nga Berlini ku mori pjesë në forumin e ‘Berlin Global Dialogue’, kryeministri Edi Rama foli për procesin e integrimit të Shqipërisë. Rama tha se synimi për të qenë pjesë e Unionit deri në vitin 2030 nuk është një dëshirë, por një axhendë e dakordësuar me BE. Deri në vitin 2027, Rama thotë se duhet të mbyllin të gjitha detyrat e shtëpisë.
“Kemi rënë dakord për një kalendar, kalendari nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota, na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe ti mbyllim kapitujt. Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë”, tha Rama.
Gjithsesi Rama theksoi se BE është e paparashikueshme, pasi është një pacient me 27 mjekë.
“Ndikimi i një trysnie shumë të lartë që vjen prej agresionit rus, por jo vetëm, por në përgjithësi nga ndryshimet e mëdha në botë, është i tillë që e mban BE shumë të përqendruar në këtë aspekt, me BE nuk i dihet kurrë, nuk është një bishë e parashikueshme, mund të ndryshojë, se nuk është një vend. Është një asamble 27-ëshe, është një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë dhe kjo e ndërlikon edhe më shumë, se ju duhet që në çdo moment të bien dakord për çdo gjë, kështu që tragjikisht optimist, është pozita më e mirë për të qëndruar”, tha Rama.
Komente










Po me /nevoja speciale/ i paske 83 deputetet o Rame qe do u vendosesh nga nje /Dielle/qe t'i udhezoje e t'i mesoje?! S'qenkan te afte te logjikojne vete?! Ku vajti individualizmi i tyre,pavaresia e mendimit? /Diellat/do t'i mesojne si te veprojne,si te flasin,si te mendojne.83 /Diella/do te krijojne 83 deputete te robotizuar, qe edhe Xhaxhi do t'i kishte zili.Sikur te mos ishin prej mishi e gjaku,por robote do te ishte akoma me mire,se do te kursenin gjithe ato super rroga e dieta.Dhe pervec kesaj,Kuvendi ka 140 deputete,jo vetem qe nuk po i trajton te gjithe si te barabarte,nuk po u jep te gjitheve nga nje /Dielle/,por absurdja do te jete qe 83 do te robotizohen,kurse 57 te tjere do te jene te afte te logjikojne vete,te ruajne individualizmin e tyre e mendimin e lire,nuk do te mendoje /Diella/ per ta. Sa per shakane per Trump,i pe protestat kunder tij? Mbi 7 milion morren pjese,keshtu qe mos lepi ate qe peshtyve,sepse situata po evolon.
PërgjigjuLind pyetja ne EU , po babai femijes kush do jete meqe Diella i ben 83 femijet ?
PërgjigjuKemi nje gaztor dhe mesues vizatimi per udheheqes.
PërgjigjuPo bela do jete ???
PërgjigjuRamen e vleresojne udheheqesit e botes