Kryeministri Edi Rama komentoi momentin viral në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, teksa një shaka mes tij, presidentit Macron dhe atij të Azerbajxhanit, Aliyev, u kthye në sulm për presidentin Trump.

Rama tha se e gjitha ishte në kuadër të shakasë, dhe si e tillë mori zë dhe në Evropë, por në SHBA, demokratët e përdorën për të sulmuar Donald Trump.

“Sa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilham (presidenti i Azerbajxhanit), sepse jemi miq prej kohësh dhe ishte vërtet shumë mirë që shiheshim pas kaq ‘humbjesh dhe për përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin’. Kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese, por që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë, për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh... Trump është aty ku është”, tha Rama.

Video e kryeministrit Rama me Presidentin francez dhe atë të Azerbajxhanit, ku bënin humor me lapsuset e Trump që thonte se arriti paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit bëri xhiron e botës.


Lajmi kryesor:

Rama: Diella po pret 83 fëmijë, 1 për çdo deputet! Ministrja virtuale nga Berlini: Do zbuloj korrupsionin para se të bëhet skandal (VIDEO)