Në episodin e nëntë të sezonit të pestë të podkastit "Flasim", kryeministri Edi Rama foli për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Kreu i qeverisë tha se vetëm në Tiranë deri më tani janë liruar 100 mijë metra katrorë hapësirë publike, e zaptuar më herët në mënyrë të kundraligjshme.

"Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment. Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë, edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës",- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Drejtorët e ARRSH dhe KESH në arrest shtëpie, Rama: 2 institucione kyçe 'pa kokë'! Zëvendësimi, kompetencë e Ballukut, por ajo është e pezulluar