Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë vizituar sot Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë ku hebrenjtë luten për paqen në tokën e shenjtë.

Rama ka lënë gjithashtu dhe një shënim ku shkruan: Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t'i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!

Mediat izraelite publikuar foto të kryeministrit Rama duke futur në mur letrën ndërsa në kokë mban dhe një Kipah, kapele qe mbahet prej izraelitëve në shenjë respekti dhe përulësie ndaj zotit.


Lajmi kryesor:

Rama në Izrael, pritet nga kryeministri Netanyahu! Vizitë edhe në Murin e Lotëve, pasdite fjalim në Knesset (VIDEO)