Në nisje të vizitës zyrtare në Jerusalem, i pari që i uroi mirëseardhjen kryeministrit Rama në Izrael ishte homologu i tij Benjamin Netanyahu. Dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë me njëri tjetrin për tu pasuar nga një deklaratë e përbashkët që rikonfirmoi angazhimin e dy liderëve për bashkëpunim më të fortë ekonomik.
“Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit. Një notë mbrelënëse në këtë marrëdhënie është turizmi dhe shkëmbimi midis njerëzve, të cilët po rriten siç duhet mbështetur nga fluturimet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Shqipërisë. Ftoj popullin hebrenj të vizitojë Shqipërinë, të zbulojë një tokë të jashtëzakonshme….është një vend që hebrenjtë mund të jetojnë hapur, të sigurt dhe me dinjitet të plotë”, tha Rama.
Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi hapjen e Dhomës së përbashkët të tregtisë mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të nxisë investimet e ndërsjellta.
“Numri i turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri është rritur me 800% dhe së shpejti do të bëhen shumë më tepër. Kemi kompani investuese izraelite që e dinë se ka një mundësi të madhe në Shqipëri dhe gjëra që mund të zhvillohen bashkë me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë nesër dhe është diçka që do të çojë përpara lidhjet ekonomike. Kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, ka një themel empatie dhe një bazë vëllazërie”, u shpreh ai.
Gjatë deklaratës, Rama u shpreh se Shqipëria e Izraeli kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe vendi ynë do të jetë gjithnjë kundër antisemitizmit.
“Edhe pse popullsia shqiptare me shumicë myslimane u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtje kundër Izraelit. Kjo përbën kontrast të theksuar, për atë që ka ndodhur në vende të tjera të Europës. Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit dhe islamofobisë”, tha Rama.
Më herët, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, kreu i qeverisë ka vizituar Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë për hebrenjtë ku ka lënë edhe shënimin e tij, “Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t'i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes”.
Më 27 janar, Rama do të mbajë fjalim përpara presidentit izraelit në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Gjatë vizitës në Jeruzalem, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi Izraelin për mbështetjen e dhënë në tejkalimin e sulmit kibernetik të Iranit, pak vite më parë.
Rama u shpreh se ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin.
“Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit.
Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë.
Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite.
E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit.”, tha ai.
Kryetari i parlamentit të Izraelit Amir Ohana ka pritur nëpërmjet një ceremonie zyrtare kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij Linda Rama.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur se Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e popullit hebre.
Komentet Netanyahu i bëri gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Izrael, ku tha se gjithë bota duhet ta njohë rolin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë gjatë atyre orëve të errëta.
“Kryeministri Rama është një mik i madh i popullit hebre, një mik i madh i shtetit hebre dhe një mik i madh i imi. Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por bota duhet ta dijë se Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit dhe nuk u mpak. U rrit sepse shqiptarët, myslimanët shqiptarë, në frymën e moderimit, në frymën e tolerancës dhe dinjitetit njerëzor, mbrojtën qindra hebrenj që jetonin atherë në Shqipëri dhe mikpritën mijëra të tjerë. Kjo është ajo histori që bota duhet ta njohë. Është histori që frymëzon filma. Njerëzit duhet ta njohin rolin e jashtëzakonshëm që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta të historisë. Kjo është ajo frymë që juve mundoheni ta mbroni edhe sot miku im Edi. Busulla juaj morale nuk u lëkund”, tha mes të tjerash Netanyahu.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të përurohet hapja e Dhomës së Tregtisë në Jerusalem. Rama fton popullin hebrej për të vizituar Shqipërinë.
“Në këtë frymë të bashkëpunimit në rritje, do të prarojmë nesër siç ju e përmendet, hapjen e Dhomës së Tregtisë në Jerusalem që synon të forcojë lidhjet e biznesit. Dua ta përmbyll me një notë mbrelënëse në këtë marrëdhënie turizmin dhe shkëmbimin midis njerëzve, të cilët po rriten siç duhet mbështetur nga fluturimet e drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Shqipërisë. Ftoj popullin hebrenj të vizitojë Shqipërinë, të zbulojë një tokë të jashtëzakonshme, jo vetëm nga natyra, por dhe shpirti, që si një vëzhgues hebre e përshkruante para Lyftës së Dytë Botërore, është një vend që hebrenjtë mund të jetojnë hapur, të sigurt dhe me dinjitet të plotë”, tha Rama.
Në konferencën e përbashkët për shtyp gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Izrael, homologu i tij, Benjamin Netanyahu e falënderoi Shqipërinë për mbështetjen ndaj popullit hebre gjatë Holokaustit. Ai u ndal në dy pika të rëndësishme gjatë fjalimit: rritja e numrit të turistëve izraelitë në Shqipëri dhe çelja e Dhomës së Tregtisë në Jeruzalem që do të forcojë raportin mes dy vendeve.
“Ai përfaqëson shpirtin e vërtetë të Shqipërisë. Ndoshta bota nuk e di dhe duhet ta dijë që Shqipëria ishte i vetmi vend europian që gjatë Holokaustit pati një popullsi hebreje brenda Shqipërisë që u rrit e nuk u mpak. Myslimanët shqiptarë mbrojtën mijëra hebrenj dhe i mikpritën. Njerëzit duhet të njohin rolin moral që Shqipëria luajti gjatë orëve më të errëta. Ju qëndroni krah së vërtetës, ju qëndruat krah Izraelit, busulla juaj morale nuk u lëkund dhe kjo është diçka që ne e vlerësojmë thellësisht dhe që ju shenjon si një udhëheqës të jashtëzakonshëm të popullit tuaj dhe mendoj për ato segmente njerëzimi që duan që e vërteta të mbrohet dhe të mbrohen vlerat morale që ne ndajmë. Numri i turistëve izraelitë që kanë shkuar në Shqipëri është rritur me 800% dhe së shpejti do të bëhen shumë më tepër. Kemi kompani investuese izraelite që e dinë se ka një mundësi të madhe në Shqipëri dhe gjëra që mund të zhvillohen bashkë me shqiptarët. Kjo do të çohet edhe më tej me çeljen e Dhomës së Tregtisë nesër dhe është diçka që do të çojë përpara lidhjet ekonomike. Kemi një mirëkuptim që shkon përtej interesave, por në ndjesën më të thellë të simpatisë njerëzore, ka një themel empatie dhe një bazë vëllazërie”, tha Netanyahu.
Në deklaratën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu Rama tha se Shqipëria është e nderuar të jetë pjesë e Bordit të Paqes.
“Vizita në Novi Sad dje ishte trazuese, pata një ndjenjë lehtësimi moral kundrejt shpirtrave të atij vendi të dhimbshëm duke e ditur që si lamë kurrë në baltë, qëndruam krah pengjeve, të cilët kanë sjell dhimbje jo vetëm për izraelitët, por edhe për motrat dhe vëllezërit tanë palestinezë. Diçka e paparë dhe e padëgjuar në historinë e barbarive. Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e bordit të paqes dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje por edhe përgjegjësi moral, do t’i mbështesim përpjekjet përfshi planin e paqes, të Trump dhe do luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e gazës”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me Izraelin. Sipas kreut të qeverisë, edhe pse shumica e popullsisë shqiptare është myslimane, u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, dhe nuk shprehu urrejtje ndaj izraelit.
Rama shtoi se Shqipëria është kundër antisemitizmit.
"Dua ta theksoj dhe një herë se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë midis popujve shqiptar dhe hebre, farkëtuar përmes shekujsh historie, kur më shumë se një herë, hebrenjtë që i iknin persekutimit në perëndim erdhën e u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia unike historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, e për mua, për ne, është dëshmia e kurajës morale të gjyshërve tanë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta trashëguar brez pas brezi.Qeveria është plotësisht e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi të çmuar nga historia dhe mban një qëndrim të vendosur, të qartë e të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht.
Edhe pse popullsia shqiptare, me shumicë myslimane, u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, me vuajtjen e popullit të thjeshtë palestinez, gjatë luftës në Gaza, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit, e as projektuan zemëratën e tyre për dhimbjen e tmerrshme të popullit palestinez, mbi numrin në rritje të vizitorëve hebrenj në vendin tonë. Kjo përbën një kontrast shumë të theksuar me atë çka për fat të keq ka ndodhur në shumë pjesë të tjera të Evropës, ku antisemitizmi edhe një herë u shndërrua në një prani thellësisht trazuese. Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, po aq sa qëndron kundër islamofobisë. Ne qartësisht refuzojmë të lejojmë urrejtjen apo diskriminimin të udhëheqë mendimin, veprimet apo marrëdhëniet tona me popuj e vende të tjera.", theksoi Kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar janë pritur në Izrael nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, me të cilin pritet të ketë edhe një deklaratë për shtyp. Rama pasdite do të mbajë edhe një fjalim në parlamentin izraelit.
.jpeg)
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë vizituar sot Murin e Lotëve në Jerusalem, vendi i shenjtë ku hebrenjtë luten për paqen në tokën e shenjtë.
Rama ka lënë gjithashtu dhe një shënim ku shkruan: Është gjithmonë një përvojë unike të jesh përpara këtij Muri dhe uroj që Zoti, përmes këtij muri të fuqishëm, t'i dërgojë këtij qyteti forcën e Paqes!
Mediat izraelite publikuar foto të kryeministrit Rama duke futur në mur letrën ndërsa në kokë mban dhe një Kipah, kapele qe mbahet prej izraelitëve në shenjë respekti dhe përulësie ndaj zotit.
.jpeg)
Komente












Po si nuk lexova nje koment llogjik, por te gjitha vetem vrer. Mos foli gje keq per palestinen Rama? E dini ate shprehjen, do ti thuash derrit daje? Ne cfare pozite eshte sot Shqiperia? EU po na le avash-avash ne balte. Me USA e kemi mire dhe mos harroni qe fale USA ne egzistojme si shtet (po ashtu Kosova). Me pak fjale i jemi borxhlinje. Doni prape te shkoni me Kinen dhe Rusin? Apo doni te mbushet me tregtaret e naftes??? Kur nuk je ne pozite t'u thuash te tjereve "FUCK YOU" do shkosh me ata qe te mbrojne dhe me te cilet ke interes dhe kane interes.
PërgjigjuJam shumë dakord me mendimin tënd.
Me pagese shkruajne sufllaqexhinjte e Edit… kujt i plasi se shkoi Edi ne Izrael… kujt i falet ? Atyre qe ne shekullin e 21 vrane femije e njerez te pafajshem.. atyre qe lane civile te pafajshem te vdesisn urie ..
PërgjigjuKane filluar pune byrekexhinjt e saliut duke shkruar komente .... nje gje duhet te kuptojne qe me ne krye sali komunistin do ngeleni gjmone te byreku.
PërgjigjuTurp, ne kete kohe kur Izraeli denohet nga gjithe bota per gjenocidin e palestinezeve, KM yne b...lepires, i ngerthyer ne rrjeten e "vejushes se zeze" te Sorrosit& Co,na paraqitet me Kippa-n ne koke e na flet per Zot e per paqe. Ky qe ka nderruar edhe fene e familjes se tij e qe kurre nuk ka mbajtur nje pozicion te hapur per Palestinen...
PërgjigjuMe kriminelin e palestinezve
PërgjigjuFuti nje xhiro nga Gaza,apo ca do besh atje?Ska mbetur mur ne kembe me?
PërgjigjuShkofte e mos u kthefte
PërgjigjuKjo vizite do te jete shume historike sepse nis shkaterrimi i vendit tone me futjen e cifuteve , do vije momenti qe do na ndodh e njejta gje qe po i ndodh popullit Palestines ,rama dhe politikanet e ketij vendi jane fatkeqesia e kombit
PërgjigjuTurp turp turp
Përgjigju