A ka qenë një flirt i pastër mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe përkthyeses simpatike Tijana Vasilijeviç Damjanoviç, kryeministrit serb Daçiç?! Sipas mediave
prezente, po.

Gazeta serbe “Kurir” shkruan se kryeministri Thaçi, gjatë bisedimeve të vështira me homologun e tij serb, është ‘relaksuar’ duke e shikuar me vëmendje
përkthyesen e Daçiçit, Damjanoviç.

Madje, kjo gazet shkon edhe më tutje, duke e titulluar shkrimin: “Thaçi dashurohet me përkthyesen e Daçiçit” - ndërsa si dëshmi për këtë ka ofruar disa foto nga takimi “i relaksuar” në zyrën e përfaqësueses për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, që duket sikur ‘nuk e mbështesin shumë këtë tregim’.

hashim thaci dhe perkthyesja e dacic

Sipas kësaj gazete, Thaçi në takimin katërorësh, gjatë gjithë kohës “ka shikuar përkthyesen e Daçiçit, e cila rrinte ulur fare pranë kryeministrit serb”.

“Ndërsa kryeministri serb, gjatë gjithë kohës, kishte qenë i fokusuar në temë, Thaçi vëmendjen e kishte te bashkëpunëtorja e Daçiçit dhe gjatë gjithë kohës buzëqeshte”, shkruan kjo gazetë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)