Kryeministrja e Zelandës shtatzënë, partneri i saj merr leje lindje

Kryeministrja e Zelandës shtatzënë, partneri i saj merr leje lindje

Kryeministrja e Zelandës së Re jep një shembull për të gjithë botën se edhe pse me angazhime personale duke i dhënë përparësi politikës.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacina Ardern do të bëhet nënë në muajin qershor. 37-vjeçarja e pamartuar pret me partnerin e vet fëmijën e parë, duke u bërë udhëheqësja e vetme e një vendi që lind gjatë ushtrimit të një mandati.

“Nuk më pëlqen që të më shikojnë si ndonjë grua me superfuqi, që bën gjithçka. Unë nuk po bëj gjithçka!”, deklaroi ajo.

Megjithatë, punët e shtetit janë më të rëndësishme se detyrat e partnerit të saj, Clarke Gayford, një producent dokumentarësh natyrorë. Jacinda thotë se do të mungojë në zyrën e saj vetëm pak ditë dhe detyrën e mrekullueshme të kujdesjes për fëmijën do ta bëjë partneri i saj, që do të marrë lejen.

E pyetur nëse ka në plan që të martohet, 37-vjeçarja përgjigjet me shaka.

“Jemi shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe martesa nuk është diçka që e kemi harruar, por thjesht nuk po gjejmë momentin e duhur”, shprehet Kryeministrja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli

Besiktas 'shkrin' ekipin, nxjerr në shitje edhe Ernest Muçin! Shqiptari kërkohet në Angli