Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar në lidhje me sulmin monstruoz në Universiten ‘Charles’ në Pragë të Çekisë, ku një 24-vjeçar, qëlloi për vdekje 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.
Nikolla u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit çek, si dhe zyrtarëve më të lartë të Çekisë.
“E tronditur nga ngjarja tragjike në Pragë, u shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin familjeve të viktimave, popullit mik çek, Dhomës së Deputetëve, Presidentes Markéta Pekarová Adamová, dhe Senatit e Presidentit Miloš Vystrčil.”, shkruan znj. Nikolla.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Sulm me armë në Universitetin e Pragës, 14 viktima dhe 25 të plagosur! Vritet atentatori, ishte student gjendet i vdekur dhe i ati
