Kryepiskopi Anastas, “Doktor Nderi”
i Universitetit Fordham në SHBA

Kryepiskopi Anastas, “Doktor Nderi”<br />i Universitetit Fordham në SHBA
NJU JORK-Universiteti Amerikan Fordham i Nju Jorkut, në SHBA, shpall sot, “Doktor Honoris Causa” Kryepiskopin e Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasin.

Në njoftimin për mediat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, bëhet e ditur se ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit “Doktor Nderi” do të mbahet pasdite, në kampusin universitar “Rose Hill”, afër kopshtit botanik të këtij metropoli.

Gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Fortlumturia e Tij do të mbajë fjalën me temë: “Duke përhapur Ungjillin në një vend multifetar. Meditime theologjike për fetë e tjera”.

Kryepiskopi Anastas shoqërohet nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani. Ne ceremoni do të marrin pjesë edhe dy episkopët shqiptarë të Amerikës, Hirësia e Tij Nikoni (Liolin) dhe Hirësia e Tij Ilia (Ketri), si dhe mjaft besimtarë orthodhoksë shqiptarë me banim në SHBA.

Universiteti Fordham, u themelua në vitin 1841 nga Kryepiskopi i Nju Jorkut, Rev. John Hughes, në zonën me po të njëjtin emër të qytetit dhe ka qenë Universiteti i parë romano-katolik në bregun verilindor të SHBA-ve.
 
Universiteti ndoqi traditën arsimore të jezuitëve, që ishte zhvilluar në Evropë në shekullin XVI dhe u kthye në një qendër të rëndësishme të arsimit të lartë, e specializuar në Shkencat Humanitare (Theologji, Filozofi, Histori, Sociologji, Pedagogji). Ky universitet sot tërheq studentë nga mbarë bota dhe vlerësohet lart në mes të universiteteve të tjera amerikane.
 
Përveç këtij titulli, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, është Profesor Emeritus i historisë së feve në Universitetin e Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës. Deri më sot ka marrë tituj të ngjashëm nderi të Shkencave Humanitare (në Theologji dhe Filozofi) nga 17 universitete në shumë vende të botës: Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali.
 
Redaksia Online
(a.gegvataj/ ata/b.g/shqiptarja.com)

 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane