Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, mbetet kritike pasi shëndeti i tij është përkeqësuar seriozisht, shkruan CNN grek. Ai ndodhet i shtruar në spitalin ‘Ungjëllizimi” në Athinë që nga data 3 janar, edhe pse burime për Report TV, thonë se sot gjendja e tij ka qenë disi më mirë se një ditë më parë.
Të dielën, më 5 janar, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dhe Kryepeshkopi Jeronimos i Athinës dhe i gjithë Greqisë vizituan spitalin "Evangelismos" (Ungjellizimi) për t'u informuar mbi gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit 95-vjeçar. Ekipi mjekësor i spitalit që kujdeset për të drejtohet nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Kujdesit Intensiv, Anastasia Kotanidou e cila vijon monitorimin e tij.
Kryepeshkopi Anastas u transportua nga Tirana në Athinë më 3 janar, me një avion të Forcave ushtarake greke. Fillimisht, ai ishte shtruar në një spital në Tiranë më 30 dhjetor për shkak të një gripi sezonal, por përkeqësimi i gjendjes së tij e bëri të nevojshme transferimin e tij në një spital në Athinë.
Në 1991 Anastasi u caktua nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri. Vizitën e parë në Shqipëri e bëri më 16 korrik 1991. Për ta pritur në aeroportin e "Rinasit" dolën një grup besimtarësh orthodhoksë, por edhe dashamirës e klerikë të besimeve të tjera, por asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare.
Anastas Janullatos u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992.
Lajmi ne perditesim...
Anastas Janullatus
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, mbetet kritike pasi shëndeti i tij është përkeqësuar. Ndërkohë, ai është vizituar nga një sërë zyrtarësh të lartë grekë dhe jo vetëm.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Kryepeshkopi është vizituar edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdarga, mbrëmjen e djeshme. (5 janar 2025).
Prej datës 3 janar Kryepiskopi Anastsa ndodhet i shtruar në spitalin Ungjillëzimi në Athinë, për shkak të problemeve të rënduara me shëndetin e tij.
Ditën e sotme ai është vizituar në spital nga ministri i Greqisë për Arsimin dhe Çështjet Fetare, Kyriakos Pierrakakis.
Ky i fundit u interesua për shëndetin e Fortlumturisë së tij, nga profesoresha e Pulmologjisë dhe Mjekimit Intensiv, Anastasia Kotanidou.
Ndërkohë më herët Kryepiskopi u vizitua të shtunën më datë 4 janar nga kryeministri Mitsotakis dhe kryepiskopi i Athinës, Jeronimi.
Gazetari shqiptar në Athinë, Edmond Guri foli në Report Tv lidhur me shëndetin e Kryepiskopit të Shqipërisë Anastasit (Janullatos). Ky i fundi që prej 3 janarit është shtruar në spitalin Ungjillëzimi të Athinës, dhe gjendja e tij duket e rënduar pas një gjakderdhje në sistemin gastrik.
Guri thekson për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se Kryepiskopi është në kujdes intensiv nga një staf i specializuar, teksa nga momenti në moment pritet që spitali të dalë me një njoftim.
'Është një ekip specialistësh, më të mirët. Kanë marrë në kujdes kryepiskopit. Dhe po pritet njoftim nga spitali për ecurinë shëndetësore të tij. Rëndimi i gjendjes shëndetësore, menjëherë u bë një ekzaminim të spitalit, doli njoftimin dhe kryeministri dhe kryepiskopi e kanë vizituar në spital për shkak të gjendjes së rënduar. Spitali më pas doli në një njoftim se gjendja është serioze por stabile. Edhe mediat që janë fokusuar në ngjarjen në fjalë dhe pritet në një njoftim të dytë për gjendjen shëndetësore të tij.'