Komisioni i Posaçëm i ngritur për verifikimin e 14 kandidatëve për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, këtë të enjte, pritet t’i dorëzojë ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, listën me pikëzimin e kandidatëve

Lamallari pritet të marrë në dorë të plotë listën me pikëzime, nga më i miri te me i dobëti, vlerësuar me pikë. 

Sipas ligjit, 1 prej emrave të renditur në krye, ministri ia propozon Këshillit e Ministrave për emërim, me një relacion të plotë argumentues. Vendimi për kryepolicin e ri mund të merret brenda javës. 

5 drejtuesit më të kuotuar për t’u renditur si më të mirët në pikëzim janë Tonin Vocaj, Skënder Hita, Elidon Çela, Lorenc Panganika dhe Afrim Tafa.