Kryepolici Skënder Hita ka komanduar si shef komisariati nr.6 në Tiranë, Alban Hoxhën, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edvin Pecin.
Së fundmi Hoxha kishte detyrën e shefit të Sektorit te Krimet në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Ndërsa më herët ai ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef i antidrogës dhe i operacionales, si dhe poste të tjera në qarkun e Fierit dhe në Shkodër.
Ky komandim vjen si pjesë e riorganizimeve të brendshme në strukturat e Policisë së Shtetit në Tiranë, pas marrjes së detyrës së kryepolicit nga Skënder Hita.
Komente










