Kryeprokurori, Astrit Patozi:
Në nëntor nisin procedurat

Kryeprokurori, Astrit Patozi:<br />Në nëntor nisin procedurat
Partia Demokratike ka shprehur vendosmëri për të mos votuar propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kushtetutë. "Nuk ka arsye të konsiderohen nismat që kanë ardhur nga PS, ato nisma kanë si justifikim vetëm bllokimin". Për herë të dytë Patozi ka deklaruar se propozimet e opozitës për të ndërhyrë në Kushtetutë janë paçavure. Sipas tij, propozimet e PS nuk kanë synim kufizimin e imunitetit, procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Kushtetueses, apo Prokurorin e Përgjithshëm, por kanë synim bllokimin. Patozi theksoi se pavarësisht qëndrimit politik të PD, ndaj paketës, maxhoranca ka për detyrë të zbatojë procedurat parlamentare deri më një. "Tjetër gjë qëndrimi politik ndaj paketës socialiste dhe tjetër gjë procedurat parlamentare, të cilat duhet ti respektojmë. Në raport me paketën socialiste të PS, socialistët sollën një nismë ligjore, jo që ajo të votohet, por që ajo të pengojë disa reforma të tjera të nevojshme për integrimin", është shprehur Patozi në një intervistë televizive. Përtej shprehjes paçavure, kreu u grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi e ka cilësuar si provokim për sistemin paketën e Partisë Socialiste. "Ne e konsiderojmë provokuese gjithë paketën, provokim për sistemin. Së pari ka si qëllim, kjo paketë është shpikur që të bllokojë kufizimin e imuniteti, procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës së lartë, kushtetueses, kryeprokurorit", është shprehur Patozi. Kreu i grupit parlamentar të PD vuri në dukje se propozimet e shumta të PS për Kushtetutën janë baraz me një Kushtetutë të re. "Kushtetuta nuk ka nevojë të bëhet me arna. Nëse PS do Kushtetutë të re dhe me ne, që jemi kundërshtarët e saj të tregohen të sinqertë. Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuese si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm, nënkrytari i KLD, e gjitha kjo është një qasje e gjitha e re që ne duhet të ndryshojmë gjithë kushtetutë", ka thënë ai.

KRYEPROKURORI

Duke iu referuar zgjedhje së kryeprokurorit të ri, e cila do të jetë edhe sfida e radhës së politikanëve shqiptar në muajt në vijim, Patozi bëri me dije se në fund të nëntorit nisin procedurat, duke shprehur besimin se presidenti Nishani do të jetë i lirë të zgjedhë njeriun e duhur.
“Nuk e kam menduar gjatë këtë çështjen e kryeprokurorit, por Kushtetuta e ka të qartë që është në tagrin e Presidentit, që të sjellë në parlament një njeri me integritet, që të plotësojë pritshmëritë e publikut pasi ky institucion për fat të keq lëngon. “ I pyetur
Kur prisni që të nisë zgjedhja e kreut të akuzës? u përgjigj: Kushtetuta e ka taksative që mandati i Kryeprokurorit mbaron diku nga nëntori dhe sigurisht do të ketë një procedurë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. “

MARRËVESHJA ME LSI

Pyetjes për një marrëveshje të mundshme me LSI, për zgjedhjen e kreut të ri të akuzës, Patozi tha se nuk ka patur asnjë kërkesë nga ana e kësaj të fundit, duke nënvizuar se mazhoranca edhe pse shpesh herë është ndarë me aleatët për dia çështje në themel të koalicionit ka ekzistuar gjithmonë një bashkëpunim luajal. "Nuk ka patur asnjë marrëveshje dhe as një tentativë. Se në fakt ky është një pazar. Në zgjedhjen e presidentit ne kemi qënë bashkëpunues, po aq ofertues pasi donim president konsensual. Kemi qënë shumë të sinqertë. Ne qeverisim me aletë. Unë nuk dua të paragjykoj situata që nuk kanë ndodhur dhe as nuk pres që të ndodhin, përderisa marrëdhëniet tona kanë qënë luajale nuk pres situate të paprituara. Nuk e kam hasur këtë pretendim as tek LSI. Edhe ne vetë nuk pretendojmë të kemi njeriun tonë atje", tha Patozi duke shtuar se ashtu siç 5 vite më parë emri i kryeprokurorit i takon kreut të shteti për të propozuar.

LISTAT E ZGJEDHJEVE

Sipas Patozit, partitë nuk mund të shkojnë në zgjedhje me lista të përziera, pasi ajo do të nënkuptonte shkatërrim të sistemit. "Është aventurë të përziejmë listat, pasi vetë kodi u përcaktua që partitë të masin forcat. Nuk mund të ketë lista të përbëra se do jetë shkatërrim i sistemit, pasi do të thotë shkrirje e partive", tha Patozi.

KQZ

Numri dy i demokratëve bëri me dije se "procedura e rikompozimit të KQZ është strikte dhe e përcaktuar në ligjin elektoral dhe është çështje ditësh që palët të dërgojnë propozimet". Patozi duke iu referuar deklaratës që kreu i FRD-së Bamir Topi, bëri ditën e marrjes së drejtimit të partisë së tij, u shpreh se mazhoranca nuk i trembet një partie që është ndërtuar nga mllefi.

ALBPETROLI

Në lidhje me privatizimin e Albpetrolin Patozi u shpreh se "Ka patur thjesht një prononcim të shkurtër nga Berisha në mbledhje që nuk ndryshonte me atë që e dinë të gjithë, ka procedurë ligjore dhe disa oferta të dorëzuara. Po verifikohen të dhënat dhe më pas të shpallet fituesi".

(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta