Kryeprokurori dhe KDI, të indinjuar rreth arrestimit të Nazmi Mustafit

Kryeprokurori dhe KDI, të indinjuar rreth arrestimit të Nazmi Mustafit
Vijnë reagimet e para nga kryeprokur​ori i Shtetit njëherësh kryetar i Këshillit Prokuroria​l të Kosovës, Ismet Kabashi për arrestimin e Shefit të Task-forcës kundër korrupsioni në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafit.

 Ai thotë se shpreh indinjatën e thellë, për faktin se një prokuror i sistemit prokurorial dhe njëherësh udhëheqës i tas forcës antikorupcion, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka rënë në kundërshtim me ligjin dhe dyshohet të ketë kryer vepra penale, për luftimin e së cilave vepra kishte pozitë kyçe në sistemin prokurorial.

Padyshim, reagon kryeprokurori Kabashi, se kjo është një goditje për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, por ai mendon se do të ishte goditje edhe më e rëndë sikur të mos mirrej seriozisht dhe me përkushtim të plotë hetimi i këtij rasti që nga momenti kur është pranuar informata e parë.

"E njoftoj opinionin publik, se me kërkesën time, hetimin e rastit e ka filluar një prokuror vendës i Prokurorisë së Qarkut në Pejë, në bazë të informacioneve të marra nga Policia e Republikës së Kosovës", thotë Kabashi. 

Ai vazhdon të sqarojë se menjëherë pasi hetimet kanë rezultuar me të dhënat, se në këtë rast i dyshuari është prokuror, janë pajtuar me kryeprokuroren e EULEX-it që këto hetime t’i vazhdojnë prokurorët e EULEX-it në Prokurorinë e Qarkut në Pejë. Me këtë rast, tek EULEX-i, prokuroria ka bërë dorëzimin e të gjitha rezultateve hetimore të gjeratëhershme që i kanë poseduar.

Vazhdimi i hetimeve u finalizua me sigurimin e provave shtesë që vërtetuan dyshimin e bazuar dhe arrestimin e prokurorit në fjalë.



Poashtu edhe Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar në lidhje me arrestimin nga policia nën dyshimin për korrupsion të shefit të Task Forcës kundër korrupsionit të themeluar nga kryeministri, prokurorin Nazmi Mustafi dhe të një personi të dytë. 

KDI konsideron se kjo ngjarje ka rritur dyshimet e publikut se vetë politika është e përfshirë në afera korruptive si dhe ka krijuar zhgënjim tek qytetarët se korrupsioni mund të luftohet. Andaj, KDI kërkon që institucionet të kontribuojnë në mbështetjen dhe forcimin e organeve ndjekëse dhe gjyqësorit, si pushtet i pavarur, i përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit