Kryeprokurori i ri, Basha:Do
pengojmë Ramën me çdo kusht

Kryeprokurori i ri, Basha:Do<br />pengojmë Ramën me çdo kusht<br>
Partia Demokratike do të ndërmarrë të gjitha hapat për të penguar emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm nga qeveria. Me një qëndrim që bie ndesh me opinionin e dhënë nga OPDAT dhe EURALIUS, Basha u shpreh se Rama nuk mund të emërojë një prokurorë të përkohshëm.

"Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta, prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Rama. Ky që sulmoi prokurorët që kërkonin arrestimin e Tahirit. Miqtë e Tahirit dhe Dakos nuk mund të emërojnë kryeprokurorin, pasi do të thoshte fund i hetimeve për Tahirin, Dakon e etj. Ne nuk do ta lejojmë. Bie në konflikt me frymën e Reformës në Drejtësi, madje absurdi është që edhe Tahiri të votojë, dhe ky prokuror të nxjerrë Tahirin para drejtësisë. Me të gjitha format nuk do të lejojmë emërimin e Kryeprokurorit nga Rama", shtoi Basha.

Mandati i prokurorit të përgjithshëm, Adriatik Llalla përfundon më 3 dhjetor, ndërsa pritet që mazhoranca të zgjedhë edhe një kryeprokuror të ri të përkohshëm. Pak ditë më parë dy misionet e BE-së dhe SHBA-së u shprehën se nuk ka asnjë institucion në Shqipëri që mund ti zgjasë mandatin kryeprokurorit dhe rrugë e vetme ligjore është zgjedhja e një kryeprokurori të përkohshëm nga ana e Kuvendit.

Ndërkohë, kjo pritet të jetë një tjetër çështje e nxehtë që do ngjallë debate të forta mes palëve politike, në seancën plenare të 30 nëntorit, që është seanca e fundit përpara mandatit të Llallës. Në këtë seancë, përveç buxhetit të 2019 dhe Klement Zgurit, që pritet të shkarkohet nga PS, pjesë e debatit do jetë dhe mandati i kryeprokurorit, ku pritet të zgjidhet kryeprokurori i ri i përkohshëm.

Më tej, Basha sulmoi ashpër Ramën edhe për drogën e krimit, duke thënë se lejon me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimin e plotë të policisë. "Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal dhe kriminalizimin e plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka kthyer Shqipërinë në një zonë të lirë për krimin.

Për tre vite me radhë, Rama gënjeu e manipuloi opinionin publik për të vërtetën e krimit, duke i dhënë këtij të fundit hapësirën për të lulëzuar. Paratë e drogës u përdorën nga Rama për zgjedhjet. Krimi i organizuar është sot rreziku më i madh për destabilizimin e thellë të vendit. Lufta kundër krimit, duke nisur nga dekriminalizimi, duke pastruar strukturat e shtetit nga kriminelët është sot"

Hapi i parë është largimi i Ramës nga kryeministër. Ai është pengesa kryesore për drejtësinë. Qëllimi i tij është mbajtja me cdo kusht e pushteti. Strategjia e tij: mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia e bashkëpunëtorëve të tij, përfshirë direkt në aktivitetin kriminal. Dekonspirimi nga MB i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë fakte. 2. Kapja e sistemit të drejtësisë, me qëllimin për të garantuar se këto s’do nxjerrin para drejtësisë kokat e krimit dhe do mbyllin dosjet për Tahirin, Dakon", deklaroi kreu i PD.

Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Ngjarjet e 24 orëve të fundit treguan qartë për të gjithë botën se Policia ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar, nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit. Edi Rama ka lejuar dhe bekuar me vetëdije të gjithë aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës dhe të kriminalizimit të plotë të policisë. Me autoritetin e kryeministrit ai ka ofruar mbështetjen e pushtetit për këtë aktivitet kriminal duke e kthyer Shqipërinë në zonë të lirë per krimin.

Për tre vite me rradhë, Edi Rama ndërmori një fushatë masive gënjeshtrash dhe manipulimi të opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar për të mbuluar të vërtetën e krimit dhe për t’i dhënë krimit gjithë qetësinë dhe hapësirën e nevojshme për të lulëzuar. E gjithë kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij. Krimi i organizuar është sot një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, si dhe rrezikon të sjellë destabilizimin e thellë politik, shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Lufta kundër krimit, duke filluar nga dekriminalizimi dhe pastrimi total i qeverisë, policisë dhe i gjithë strukturave të shtetit nga kriminelët dhe individët e kriminalizuar, është sot prioriteti kryesor kombëtar. Hapi i parë është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i vendit. Çdo ditë që kalon konfirmon se ai është pengesa kryesore për drejtësinë dhe luftën kundër krimit në Shqipëri. Qëllimi i tij i vetëm sot është mbajtja e pushtetit me çdo kusht. Strategjia e tij për të mbajtur pushtetin ka tre elementë kryesorë:

Së pari, mbrojtja politike dhe shmangia nga drejtësia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të përfshirë direkt në aktivitete kriminale, nga Saimir Tahiri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini deri tek kokat e policisë. Liria e Sajmir Tahirit, dekonspirimi nga vetë Ministria e Brendshme i aksionit të djeshëm për arrestimin e kokave të policisë janë aktet dhe provat që konfirmojnë këtë fakt. Fakti që Ministër i Brendshëm është vëllai i Agron Xhafajt, një prej kokave kryesore të trafikut të drogës në vend, dëshmon se politikisht Edi Rama është në mbrojtje të krimit.

Elementi i dytë është kapja e sistemit të drejtësisë, veçanërisht e organeve të hetimit dhe të prokurorisë, me qëllimin për të garantuar se nën kontrollin e Ramës këto organe nuk do të nxjerrin para drejtësisë kokat e mëdha të krimit dhe do të mbyllin të gjitha hetimet që rrezikojnë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Agron Xhafajn, Habilajt, grupin e heroinës së Elbasanit, e dhjetëra raste të tjera. Elementi i tretë, është manipulimi i opinionit publik vendas dhe të huaj me të njëjtën metodë që ai arriti të mbulojë dhe fshehë trafikun masiv të drogës drogës dhe krimin në Shqipëri për katër vite.

Banalizo gjendjen e krimit, banalizo të vërtetën, sulmo median, sulmo opozitën, përdor mercenarë shqiptarë dhe të huaj për të shtrëmbëruar të vërtetën. Por këmbanat po bien për Edi Ramën. Ai e di se po i vjen fundi dhe po bën gjithçka për të vendosur nën kontrollin e tij të plotë edhe sistemin e ri të drejtësisë. Me një prokurori dhe drejtësi të pavarur, Edi Rama e di se nuk shpëton dot dhe se dita kur do të japë llogari para drejtësisë është vetëm çështje kohe.

Pyetje: Por zoti Basha mazhoranca ka vendosur që të zgjedhë një prokuror tjetër pasi Adriatik Llallës i përfundon mandati në fillim të dhjetorit. Deri tani PD ka heshtur mbi këtë nismë të PS-së, sikundër po hesht dhe për kërkesën tjetër të PS-së për shkarkimin e kreut të KQZ.

Basha: Qëndrimet tona kanë qenë dhe janë të qarta: Prokurorin e Përgjithshëm nuk mund ta emërojë Edi Rama. Ky që ndërmori këtë sulm të ashpër ndaj prokurorëve vetëm sepse kërkuan hetimin dhe arrestimin e Saimir Tahirit nuk mund të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm, as deputetët e Partisë Socialiste që e mbrojtën duke i mbajtur imunitetin nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm. Nuk mund të emërojnë Prokurorin e Përgjithshëm miqtë e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Një prokuror i përgjithshëm i emëruar nga këta njerëz do të thotë fund i hetimeve në rastin “Tahiri”, fund i hetimeve në rastin e “Dakos”, do të thotë fund i hetimeve në kupolën kriminale dhe do të thotë fushë e lirë për krimin. Ndaj nuk mund të emërohet nga Edi Rama Prokurori i Përgjithshëm dhe ne nuk do ta lejojmë dhe nuk do ta pranojmë kurrë këtë. Për më shumë kjo bie në konflikt total me frymën e Kushtetutës dhe të reformës në drejtësi dhe për të kuptuar absurditetin mjafton t’ju kujtoj se edhe vetë Saimir ka të drejtë të votojë. Pra, i bie që një Prokuror i Përgjithshëm të zgjidhet me votën e Saimir Tahirit dhe ky prokuror është ai që do të nxjerrë para drejtësisë Saimir Tahirin.

Pyetje: Si do ta pengoni?

Basha: Me të gjitha mjetet dhe format. Nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë emërimin nga Edi Rama të Prokurorit të Përgjithshëm.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin