Lideri i PD, i pyetur nga gazetarët në ambientet e Kryesisë së Kuvendit theksoi se “Nuk ka asnjë mundësi Kushtetuese që kryetari i KQZ të shkarkohet, cdo hap tjetër do të marrë përgjigjen e duhur”. Qeveria ka paralajmëruar se Zgurin do ta shkarkojë në seancën e datës 30 nëntor.
Përsa i përket kryeprokurorit, kryedemokrati ripërsëriti edhe njëherë se nuk do të lejojë që qeveria të emërojë shefin e ri të Akuzës.
“Prokurorin nuk mund ta emërojë Tahiri, Xhafaj, Dako apo Sejdini. Kemi një plan ligjor për të parandaluar veprimet antiligjore. Nuk do të pranojmë që kryeprokurori të emërohet nga Rama dhe miqtë e tij” deklaroi ai.
dy.b/shqiptarja.com