Kryeprokurorja e re nesër takon
vartësit, emrat që pritet të lëvizin
Ndryshimet në organin e akuzës pas largimit të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla pritet të prekin dhe rrethet. Dhe pse zyrtarisht kryeprokurorja nuk jep asnjë reagim në lidhje me emrat e përfolura në media si kandidatët e mundshëm për të drejtuar këtë institucion në rrethe, burime për Report Tv bënë me dije se të martën kryeprokurorja Arta Marku pritet të ketë një takim me vartësit e saj.
Ndryshimet në organin e akuzës pas largimit të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla pritet të prekin dhe rrethet. Dhe pse zyrtarisht kryeprokurorja nuk jep asnjë reagim në lidhje me emrat e përfolura në media si kandidatët e mundshëm për të drejtuar këtë institucion në rrethe, burime për Report Tv bënë me dije se të martën kryeprokurorja Arta Marku pritet të ketë një takim me vartësit e saj.
Në këtë takim sqaruan të njëjta burime do të flitet dhe për disa lëvizje që do të prekin prokurori të rëndësishme siç është ajo e Tiranës, Vlorës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Shkodrës dhe Korçës.ReportTv ka siguruar dhe një listë të prokurorëve të cilët janë kandidatët e mundshëm për të drejtuar organin e prokurorisë në rrethe: Në Tiranë pritet të komandohet Besnik Cani, në Durrës Arjan Ndoj ose Drin Pali, në Elbasan Ermira Tafani, në Fier Elsa Miha, në Pogradec Olsian Dado, në Korçë Elson Sadiku, ndërsa në Berat Genci Qana.
Ndërsa ekspertët mendojnë se kryeprokurorja Arta Marku duhet që në rast të komandimeve të reja të përzgjedh persona me integritet të lartë moral e profesional. Por cilat janë kompetencat e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku?
Sipas ligjit 96/2016 neni 160 pika dy deri në krijimin e këshillit të lartë të prokurorisë, zonja Marku ka këto kompetenca: emëron magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, merr vendim për caktimin në pozicione të kandidatëve magjistratë të diplomuar në vitin 2016, pezullon prokurorët, sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara në ligj; mbikëqyr trajnimin e prokurorëve, sipas këtij ligji dhe ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë; kryen vlerësimin e punës, siç parashikohet në dispozitën kalimtare të këtij ligji, duke përfshirë edhe ndihmën në rivlerësimin kalimtar të prokurorëve, në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; vërteton mbarimin e emërimit në rast dorëheqjeje dhe arritjes së moshës së pensionit.
Të kontaktuar nga ReportTv drejtuesit aktual të prokurorive ku priten ndryshime u shprehën se nuk janë në dijeni të këtij fakti dhe janë duke vazhduar punën normalisht me hetimet që kanë në proces.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.2%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5348
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist
18 Tetor, 20:13
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn
26 Shtator, 10:28
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
17 Shtator, 14:14
-
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij
14 Gusht, 11:58
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët
16 Korrik, 15:11
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Apeli lë në burg përjetë Redjan Rrajën, 35 vite për Ariol Halilin
5 Qershor, 15:11
-
Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK çon për gjykim porositësin Plaurent Dervishaj dhe 8 anëtarët e bandës! Edhe 2 planet e tjera për vrasjen e ish-prokurorit dhe Rrumit të Shijakut
28 Maj, 09:59
-
Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Dubai ish-anëtari i bandës së Durrësit Julian Meçaj
8 Shkurt, 15:26
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, GJKKO konfiskon pasuritë e Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës (LISTA)
8 Shkurt, 10:50
-
I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja në 2019-ën, GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia
8 Shkurt, 10:41
-
U arrestua për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, Apeli nuk pranon ta lirojë Ramazan Rrajën
4 Janar, 11:52
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës (LISTA)
13 Dhjetor 2023, 10:42