TIRANE- Arta Marku pas ndryshimeve në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur lëvizjet edhe në qarqe të drejtuesve. Ndryshimet kanë nisur nga prokuroria e Elbasanit ku është larguar nga detyra drejtuesi i organit të akuzës, Dritan Gina, i cili është burri i Rovena Gashit, e cila u shkarkua nga Arta Marku në fund të 2017 nga pozicioni i kreut të Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Dritan Gina u komandua në Elbasan në 3 nëntor të 2016 me urdhër të Adriatik Llallës në vendin e Besnik Canit, i cili u emërua prokuror në Tiranë. Dritan Gina para se të komandohej në Elbasan ka qenë prokuror në Durrës.
Lirimi i Dritan Ginës erdhi vetëm pak pas padisë, që Rovena Gashi dorëzoi sot në Gjykatën Administrative duke kërkuar pezullimin e vendimit për shkarkimin nga Marku. Ndërkohë që Gina pritet që të ketë një reagim për mediat pas pak minutash. Pas Elbasanit pritet që të ketë lëvizje edhe në prokuroritë e tjera në qarqe.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com